As kjo seancë plenare, ku duhej të flitej për problemet e qytetarëve, nuk u lejua të zhvillohej në kushte normale dhe u mbyll për vetëm 7 minuta.
Të vendosur për të çuar përpara aksionin e tyre, grupi i rithemelimit vunë në zbatim të njëjtin skenar, duke bllokuar foltoren, përdorur zhurmues e pankarta.
Si rrallëherë në këto muaj grupi i deputetëve të Rithemelimit ishte i plotë me në krye Gazment Bardhin, përveç Edi Palokës, i cili vuan ende përjashtimin rekord prej 40 ditësh që prej 9 shkurtit.
Deputetët të cilët ktheheshin nga një javë aktive në terren me zgjedhësit, e që duhet të sillnin në foltoren e parlamentit shqetësimet e tyre, nuk mundën për shkak të kaosit, duke bërë që parlamenti të shpërndahej edhe këtë herë pa asnjë rezultat.
I vetmi që pati konfrontime fizike me punonjësit e gardës ishte Flamur Noka, i cili nuk lejoi kolegun socialit Vullnet Sina të merrte fjalën.
Kryeministri Edi Rama dhe kreu I partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ishin të pranishëm në këtë seancë. Ky I fundit kishte përqafuesit e grupit të tij, të cilët nuk i kursyen rezervat ndaj mazhorancës, duke mos përmendur kaosin e krijuar nga deputetët e rithemelimit.
“Papërgjegjshmëria e qeverisë e paparë. Sot që ngrihen problemet e zgjedhësve gjysma e kabinetit nuk ishin në sallë. Sot i bëj thirrje ministres Balluku, kryeministrit që të bëjnë ndërhyrje të menjëhershme në projektin e rrugës Thumanë-Kashar sepse penalizon 85 mijë banorë dhe biznese”- u shpreh deputetja e PD Merita Bakiu.
Ndonëse sërish pamundësuan zhvillimin normal të seancës, aksioni i rithemelimit këtë herë u duk më i zbutur, duke mos përdorur flakadanë, mjete piroteknike dhe kapsolla, përdorimi i të cilave me rregulloren e re do të çonte në përjashtimin e tyre me 2 muaj.
Merita Bakiu deputetja e PD, në mungesë të mbajtjes së fjalës në Kuvend për të përcjellë problemet e banorëve të zonës që ajo përfaqëson ka folur jashtë parlamentit. Ajo deklaroi se, 80 mijë banorë të Krujës janë penalizuar nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar.
“80 mijë banorë të zonës së Krujës sot janë të penalizuar nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Papërgjegjshmëria e qeverisë është e paparë. Sot që ngrihen problemet e zgjedhësve, gjysma e kabinetit qeveritar nuk ishin të pranishëm në sallë, që të dëgjojnë hallet e problemet e tyre. Seanca plenare nis me anëtarësimet e reja në PS”, tha ajo.
“Nuk shqetësohen se çfarë problemesh kanë qytetarët shqiptarë. I bëj thirrje kryeministrit Rama dhe ministres Balluku që të bëjnë ndërhyrje të menjëhershme në projektin e rrugës Thumanë-Kashar, për të bërë dalje që kalon në Bashkinë e Krujës. Është problem madhor sepse penalizon 80 mijë banorë, penalizon bizneset dhe izolon zonën”, nënvizoi deputetja Bakiu.
Deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka ka vijuar me skenarin e tij të përhershëm të bllokimit të seancës plenare, duke u përplasur fizikisht me Gardën e Republikës dhe duke mos i lënë deputetët e mazhorancës të mbajnë fjalën e tyre.
Ai i ndërpreu fjalën deputetit socialist, Vullnet Sinajt duke përdorur bilbil në mikrofonin e tij teksa ky i fundit po mbajte fjalim lidhur me problematikat e qytetarëve të evidentuara në terren.
Keto Jane turpi i atij vendi.
PërgjigjuParlamenti të bojë një ligj për gardistët kur kërcënohen,apo mos lejimin e kryerjes së detyrës! Këto kafshët që janë rritur me kafshë tjua tregojnë vendin që ju takon gardës për mbrojtjen e tyre.
PërgjigjuFuteni brenda kte morr dhjarrin e mutit u be ky kokrre kromashit te qelloj njerezit
Përgjigjushpellari shpellar mbetet edhe pse ka vile 2 mil euro ne Lalz...
PërgjigjuSi Leno her nje devil te sulmoje garden? Pse toltrihen Leto veprime jriminale te deputet eve te rithemelimut? Graduation duhet te kunder pergjighej Mul Nokes
PërgjigjuI votoni prape keta shpellaret e rithemelimit ne zgjedhjet e ardhshme. Sa turp
PërgjigjuNjërzë me mentalitet mesjetar,i'u duhet shumë kohë për tu civilizuar.
PërgjigjuKjo eshte cmenduri malokesh,eshte goditje ne krye te detyres perse nuk arestohet ndyresira.
PërgjigjuTë gjithë duhet të jenë të barabartë para Ligjës!
PërgjigjuO shtet NUL që nuk zbaton ligjin kundër një NULI. O NUL Moka të lumtë bytha jote e palarë kur zgjat dorën tënde të qelbur ndaj djalit të gardës. Po është djali i një nëne në krye të detyrës. Zoti të ndëshkoftë!
PërgjigjuShtazeria njerezore ne vendin tone e ka emrin Flamur Noka! Ky duhet te nxirret zvarre nga parlamenti jo nga duart e gardes po nga duart e popullit atij populli qe i ka dhene voten ketij funderrine! Zbriti kuksani ne Tirane grabiti ,vrau trafikoj cfare i deshi qefi dhe tani kerkon te dhunoj cdo here tempullin e popullit shqiptar!
PërgjigjuÇ'fatkeqësi, sa shumë kriminelë prodhon ky vend!
linda fute ne burg pra shteti esht i joti policia e jotja gjykatat i ke ti pse e le malokun yte boj ashtu