Kuvendi nuk nis procedurën për
kreun e KQZ, Luzi mbyll sot mandatin

Kuvendi nuk nis procedurën për<br />kreun e KQZ, Luzi mbyll sot mandatin
Kjo e martë është dita e fundit kur Lefterije Luzi mban postin e kryetares së KQZ ndërsa nga data 12 tetor Komisioni i Ligjeve duhet të niste procedurën për vlerësimin e kritereve për kandidatët që kanë dorëzuar kërkesën pranë kuvendit.

Sipas Kodit Zgjedhor, Kuvendi duhet të fillojë shqyrtimin e kandidaturave, por deri në këto momente kjo çështje nuk është përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit.

Burime nga Komisioni i Ligjeve bëjnë me dije se për sa kohë kjo çështje nuk ka kaluar në konferencën e kryetarëve komisioni përgjegjës nuk mund të nisë shqyrtimin e kandidatëve. Kështu me shumë gjasa konferenca e kryetarëve e cila pritet të mblidhet të enjten përpara seancës parlamentare do të përfshijë në kalendar edhe këtë çështje.

Sipas Kodit Zgjedhor komisioni bën vlerësimin e kandidaturave dhe në rast se 2 prej tyre nuk marrin shumicën e cilësuar të votave në komisision atëherë nga katër kandidiatët më të votuar nga komisisoni opozita ka të drejtën e përjashtimit të dy prej tyre.

Në fund Komisisoni i dërgon seancës dy kandidiatët të cilët i nënshtrohen votimit dhe kandidatit që merr shumicën e thjeshtë të votave të parlamentit bëhet kryetar i KQZ.

Për t’u bërë pjesë e kësaj gare kanë depozituar kërkesat bashkë me CV e tyre 6 kandidiatë, që janë Eljon Semanaj, Koli Bele, Anton lleshaj, Rovena ndoji, nënkryetari i KQZ Denar Biba dhe kryetarja e aktuale Lefterije Luzi.

Një ditë më parë deputeti i maxhorancës Pandeli Majko tha se dy janë kandidatë për t’u vlerësuar për drejtimin e KQZ vijnë pikërisht nga trupa aktuale e KQZ nënkryetari Denar Biba dhe kryetarja Lefterije Luzi. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 


  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?