Kriza politike/ Hajdari dhe Gjoni llogari Ramës: A keni bërë pakt të fshehtë me Bashën? Balla: Kurrë!

TIRANE-Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë Rudina Hajdari dhe deputeti Ralf Gjoni që u fut nga listat e LSI-së pas daljes së opozitës në rrugë i kërkuan sot kryeministrit Edi Rama që të shprehet nëse ka bërë një marrëveshje të fshehtë me Lulzim Bashën. 

Rudina Hajdari u shpreh se "Unë e ndjej se këto kanë bërë marrëveshje, por jo për shqiptarët, por për zuzarët. I detyrohem këtij vendi shumë". Ndërsa Gjoni ngriti pyetjen "A ka marrëveshje politike, sepse kjo mbetet për t'u sqaruar, pasi po përflitet se Rama-Basha po përgatisin marrëveshjen e radhës politike, edhe këto janë kthyer në element statistikor, 2008, 2017, mund të bëhet edhe ndonjë tani. Marrëveshjet nuk kanë sjellë asgjë, veç për 2-3 peshq të mëdhenj të pa ndëshkuar dhe cënuar" tha ai.  Ndërsa deputeti tjetër që u fut nga listat e PD-së, Lefter Maliqi tha se "Dyshoj se këta do të bëjnë marrëveshje, por ishalla ndryshojnë sistemin".

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj Rudina Hajdarit dhe Ralf Gjonit duke u shprehur qartë dhe prerë se kurrë nuk do të ketë marrëveshje me Bashën në kurriz të Kushtetutës. "Zoti Gjoni, Murrizi dhe Hajdari nuk bëjmë kurrë marrëveshje në kurriz të Kushtetutës, zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor" tha Balla.

Ndërsa ish-ministri Arben Ahmetaj duke komentuar protestat e opozitës u shpreh se "Sot simboli i opozitës është kthyer bomba molotov, pse duhen zënë rrugët dhe të bësh zhurmë. Parlamenti sot është mbushur dhe ju falenderoj që nuk keni pyetur për vullnetin e partive tuaja, që bomba motolov nuk mund të jetë patenta dhe simboli i një opozite dhe integrimi duhet të jetë e përbashkëta. Në 30 qershor do të kemi zgjedhje, sa të qeta nuk e di" tha ai. 

Pas djegies së mandateve dhe daljes në rrugë opozita ka zhvilluar disa protesta, nga të cilat 5 kombëtare, ku 3 prej tyre kanë qenë të dhunshme, të fundit në 11 dhe 13 maj. Ndërsa protesta e radhës e paralajmëruar është në 25 maj. Kryeministri Rama ka shtrirë dorën për dialog, por Basha vendosi tha se është gati që të ulet me ndihmën e ndërkombëtarëve, por pa kreun aktual të qeverisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:55
FOTOT: “Barsaletat pikante të Pandeli Majkos shkrijnë së qeshuri Braçen dhe Lleshajn”
Ora 15:44
Maliqi: Dyshoj për pakt Rama-Basha! Të ulet rroga e deputetit, jepjani policëve


Pas deklaratave të Hajdarit dhe Gjonit se mund të ketë një marrëveshje Rama-Basha, deputeti Lefter Maliqi tha sot në Kuvend se 'Dyshoj se këta do të bëjnë marrëveshje, por ishalla ndryshojnë sistemin. Po pse qënkan ata jashtë më të korruptuar se ne, kush i bëri të korruptuar gjyqtarët dhe prokurorët, politikanët".

Duke u ndalur te situata e policisë së shtetit, ai tha se "Unë jam gati vetë edhe si deputet, të ulet rroga e deputetëve vetëm policët të kenë paga më të mira. Të hiqen dhe lekët e vetingut dhe tu jepen policëve për karburant, makina se kemi qenë në disa drejtori policie dhe e dimë shumë mirë.

Më 30 qershor policët e shtetit do të përballen. Më vjen keq që ne ironizojmë opozitën jashtë. Opozita jashtë nuk është Luli janë 800 mijë që kanë votuar si koalicion opozitar" tha ai.

Ora 15:31
Nga rrëzimi i Metës për vettingun, te trajtimi financiar për minatorët/ Ja çfarë miratoi sot Kuvendi

Sot Kuvendi miratoi disa vendime të rëndësishme që ishin në rendin e ditës. Një nga pikat e rëndësishme ishte edhe miratimi i projektligjit për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar për trajtimin financiar të punonjësve që kanë punuar në miniera, gazit dhe metalurgji.

Rendi i ditës që u miratua
Rrëzohet dekreti i Presidentit për kthimin për shqyrtim të ligjit për vettingun në policinë e shtetit

Miratohet projektvendimi “Për një ndryshim në Strukturën dhe Organikën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”

Miratohet projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 98/2014 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”

Miratohet projektvendimi “Për miratimin e fondit nga buxheti i shtetit për financimin e partive pjesmarrëse në zgjedhjet vendore të vitit 2019”

Miratohet projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2018

Miratohet raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2018

Miratohet raporti i veprimtarisë vjetore të Institutit të Statistikave për vitin 2018

Miratohet projektligji për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar për trajtimin financiar të punonjësve që kanë punuar në miniera, gazit dhe metalurgji.

Ora 15:21
Gallatë në Kuvend, Gjuzi: Rama ku është? Opozita e dehur... 10 mijë lekë mbajë në xhep

Deputeti Kujtim Gjuzi që u fut në Kuvend nga listat e PD-së në Durrës kërkoi nga shumica që të krijojë një hapësirë që opozita të futet në zgjedhje, ndërsa gjatë fjalës së tij nuk munguan të qeshurat dhe gallata nga deputetët e shumicës.

"Ju falenderoj se dhatë votë për minierat dhe njerëzit tanë që kanë vuajtur, bravo shumë mirë, ka filluar që të reagojë PS-ja, por kryeministrin pse nuk e shoh akoma më sallë, është në udhëtim. Zoti Balla nuk është mirë të trysnojmë opozitën që ka dalë te bregu i Lanës. Më me kujdes herën tjetër. Zoti Balla nuk dua të them se njihemi bashkë prej kohësh kur kemi luajtur futboll bashkë. Pavarësisht se Fino kërkon të vendosë baste me Rucin, por Ruci i fiton se është nga Tepelena.

Nuk mundet të shkojmë në zgjedhje dhe PS të mos ketë në 25 qytete...Ka ndonjë hapësirë këtu juristë mendoj unë, edhe doktorë që mund ta vizitojnë kryetarja e komisionit të shëndetësisë për shembull që të mos sëmuremi të gjithë si ata të 17 të Durrësit që e lanë vendin vakant me dy vende këtu në Kuvend. Zoti Balla do të kërkoja që të realizojmë zgjedhjet, të krijojmë një hapësirë për opozitën që ka dalë atje, ti dalim borxhit, se dikush mund të jetë dehur se pi raki nga mëngjesi në mëngjesi dhe nuk ke cfarë ti kërkosh. Pastaj do të flasim për rrugën Shijak-Durrës skandaloze të thyhet edhe Land Rover, me vjen keq se nuk kemi ku ti gjejmë paratë se 10 mijë lekë mbajmë në xhep" tha ai.

Ora 14:29
Vettingu në Polici/ Kuvendi 'rrëzon' Metën, Lleshaj: Ligji i njëjtë në thelb, ndryshime të vogla

Me 79 vota pro dhe 11 kundër, parlamenti ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin e Vetting-ut në Polici. Deputetët kanë votuar në seancën e sotme plenare, që të qëndrojë në fuqi ligji i ndryshuar nga ministri i Brendshëm i Sandër Lleshaj. 

Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për vettingun me argumentin se cenon parimet dhe standardet e vendosura në Policinë e Shtetit. Sipas tij, me ndryshimet e bëra nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, qeveria kërkon që të kontrollojë procesin e vettingut në Policinë e Shtetit.

Por kjo është hedhur poshtë nga Lleshaj, edhe seancën e sotme plenare. Në fjalën e tij nga foltorja, Lleshaj ka argumentuar se ligji i ri nuk ka ndryshim nga ai i vjetri, por disa rregullime të vogla, siç ai i quajti 'kozmetike', në të mirë të këtij procesi.

"Diskutimi vjen në një kohë për një çështje që nuk ekziston, kohë nga parlamenti, presidenti. Pse nuk ekziston? Ligji nuk ndryshon në substancë nga i pari, janë ndryshime kozmetike, që nuk prekim thelbin e ligjit të vjetër. Ligji i vjetër parashikonte që vettingu të bëhej për të gjithë policët dhe drejtuesit, kështu është edhe në ligjin e ri. Nuk ka asnjë ndryshim ligji i ri me të vjetrin. Vettingu sipas ligjit të vjetër duhet të mbyllet në mars të 2020, sot jemi në maj dhe ende nuk ka nisur dosja e parë. A mund të mbyllet Vettingu i 14 mijë vetave në një kohë kaq të shkurtër? Kush do që është në favor të Vettingut duhet të jetë në favor të rrëzimit të dekretit të presidenti. Në duhet të rrijmë në një proces Vettingu pa fund. Një punonjës policie që e kalon Vettingun sot, mund të merret nesër me vepra kriminale. Ka nevojë që të rregullojmë SHÇBA-në, e jo të krijojmë një strukturë ekstra, se s'kemi besim te strukturat që kemi krijuar vetë. Policia ju ka mbrojtur që deputetët e rinjëtë mbërrijnë në parlament shëndoshë e mirë. Demokracia nuk ka asnjë lidhje me atë që po ndodh ditën e sotme", u shpreh Lleshaj.

Ndryshimi që Sandër Lleshaj i bëri ligjit për vettingun në Policinë e Shtetit
Dy janë pikat kryesore që u ndryshuan dhe që Xhafaj abstenoi, afati dhe komisionet që do të bëjnë vettingun. Me ndryshimet që iu bënë ligjit, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) institucion ky në varësi të drejtpërdrejtë të Ministrit të Brendshëm parashikohet që të jetë struktura, që pas shkrirjes së strukturave aktuale vlerësuese, Komisionit Qendror të Vlerësimit dhe Komisionit Vendor të Vlerësimit, të kryejë vlerësimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës në fazën e dytë dhe të tretë. Pra, SHÇBA-ja do të vlerësojë punonjësit e nivelit të mesëm drejtues dhe të atyre të nivelit bazë. Pra, në ligjin e ri që u kthye, parashikohet që vettingun në policinë e shtetit, në fazën e parë për drejtuesit e lartë, 300 grada ta bëjë një komision i jashtëm sikur është deri tani, ndërsa 13 mijë punonjësit e policisë ti kalojë në skaner më pas SHÇBA-ja.

Ora 14:26
'S'ka pakt me Bashën'/ Hajdari-socialistëve: Mbajini mirë mend fjalët

Por pavarësisht sigurisë së socialistët i dhanë Rudina Hajdarit se nuk do të ketë marrëveshje me Bashën, ajo reagoi duke theksuar se "E përmendën se nuk kanë bërë marrëveshje, ti mbajnë mend mirë këto fjalë se nga fjalët ata të lënë pa mend, pasi kur vjen puna në momentin e fundit bëjnë marrëveshje me njërit tjetrin, pasi këtu është lufta për pushtet" deklaroi Hajdari.

Ora 14:15
Spiropali: S'ka pakt me Bashën dhe bishtat e tij (Një përgjigje për kryedemokratin)

Ministrja Elisa Spiropali duke iu përgjigjur Rudina Hajdarit e siguroi se nuk do të ketë marrëveshje Rama-Basha. Ajo iu përgjigj edhe akuzave të Bashës për dosjen 184 (lexo ketu)."Të jeni të sigurt ju dhe aleatët tuaj që nuk kemi ndërmend që të bëjmë asnjë marrëveshje me Bashën, Kryemadhin dhe bishta të tjerë që i kanë dalë përpara Shqipërisë dhe duan ta rrëzojnë. Dje Basha më përmendi emrin mua, Gjylametin dhe pastaj shtoi retorikë po të pa mend edhe gratë e tjera se nuk di edhe të flasë, na vendosi edhe dosje në krah. Ky është kloun që gajas dyjanë.  Tani do të merret edhe me gratë të gjitha me radhë. I them se ne kemi po aq lidhje me krimin sa ka ai me të qenit lider" tha ajo.

Ora 13:27
Balla i përgjigjet Hajdarit dhe Gjonit: Kurrë pakt me Bashën në kurriz të Kushtetutës, rrëzojmë Metën për vettingun në polici

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje Rudina Hajdarit dhe Ralf Gjonit duke u shprehur qartë dhe prerë se kurrë nuk do të ketë marrëveshje me Bashën në kurriz të Kushtetutës. Duke u ndalur te dekreti i Metës për vettingun në polici që është kthyer, ai tha se do të rrëzohet.

"Për parantezë meqë m'u kërkua për cështje që lidhen me zgjedhjet e 30 qershorit do u them qartë, ju patjetër, por të gjithëve se zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Aq i sigurt është detyrimi për të zgjidhur zgjedhje në 30 qershor, njëlloj si dielli lind në lindje dhe perëndon në perëndim. Nuk do i japim mundësi Bashës dhe bandës së tij që të marrin peng vendin dhe të përdhosin Kushtetutën. Në 29 maj shqiptarët do të marrin lajmin e mirë nga KE për të rekomanduar fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Përpjekja e fundit do të bëhet në paradën e fundit të huliganëve në 25 maj. Sa për LSI-nuk quhet pengmarrje, pasi është trashëgimi brenda familjes. Sot shumica do të rrëzojë dekretin e zotit Meta dhe ftesa ime për opozitarët e rinj ësht që të bashkoheni për ta mbështetur. Dhuna e së shtunës së kaluar urdhërohet politikisht dhe kriminalisht nga Berisha dhe Basha. Përdorimi i molotovit është akt terrorist. Zoti Gjoni, Murrizi dhe Hajdari nuk bëjmë kurrë marrëveshje në kurriz të Kushtetutës, zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor"
 tha Balla.

Ora 12:47
Ralf Gjoni-Ramës: A keni bërë pakt të fshehtë me Bashën në kurriz të shqiptarëve? (VIDEO)

Deputeti Ralf Gjoni i kërkoi kryetarit të grupit të PS-së Taulant Balla që të shprehet nëse kryeministri Edi Rama ka bërë një marrëveshje të fshehtë me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për daljen nga kriza, por që sipas tij është në kurriz të shqiptarëve. "Sipas Progres Raportit te fundit te Komisionit Evropian, Shqiperia eshte mesatarisht e pergatitur ne drejtim te infrastruktures statistikore, nderkohe qe kuadri ligjor eshte larg standarteve evropiane. Vertet ju flisni per miliona turiste qe vizitojne vendin tone, dhe druaj se ky numer kete vit do bjere per shkak te klimes se renduar politike. Por ajo qe me shqeteson me teper eshte se sipas treguesve te fundit te INSTAT mbi zhvillimet demografike në vend, Shqipëria po e humbet avantazhin demografik në raport me vendet e tjera të Evropes. Projeksionet e popullesise si dhe analizimi i kauzave qe impaktojne sjelljen demografike te banoreve te Republikes se Shqiperise – perfshire ketu rishperndarjen e banoreve neper qarqe, rritjen e frikshme te popullesise se Kryeqytetit, dhe pakesimin edhe me te frikshem te popullesise totale shqiptare gjate dekadave te ardhshme – duhet te jene kembana alarmi per cdo qeveri e per cdo parlament.

Eshte ne interesin tone si shoqeri qe te kuptojme trendin demografik dhe detyrim i qeverise te marre masat e nevojshme per te siguruar te ardhmen e zhvillimit ekonomik e social te vendit. Eshte detyre e ketij parlamenti te kerkoje llogari ndaj ekzekutivit per masat qe po merren per ta ndaluar kete rrjedhje demografike. Në “Projeksionet e popullsisë 2019-2031” të hartuar nga INSTAT bie në sy se fenomeni i emigracionit, pervec se po pakeson popullesine shqiptare – po permbys raportin gjinor të popullsisë. Me sa duket po pakësohen shumë burrat. Jo se kane ndonje gje te keqe grate – por do jene pa burra rreth e rrotul si force pune! Popullsia e përgjithshme e Shqiperise do të tkurret. Ky tashme eshte fakt i pamohueshem!

Sipas INSTAT, në vitin 2031 ajo parashikohet të arrijë në 2 milion e 746 mijë. Emigrimi i burrave, deshira masive e te rinjve per tu larguar nga vendi, si dhe renia e fertilitetit – jane ne nivele tmerresisht shqetesuese – qe duhet te na shqetesojne te gjitheve si komb. Eshte ne detyrimin tone t’i kerkojme llogari qeverise se perse nuk po merret asnje mase per te ndaluar rrjedhjen masive te forces se kualifikuar te punes dhe nuk po i kushtohet aspak vemendje projeksioneve te pakesimit te popullesise. Kur flitet per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian, Shqiptaret kane vetem nje gje ne mendje – levizjen e lire dhe te drejten e punes ne vendet e BE-se. Te gjithe duan te ikin.

E kuptoj qe edhe ne vendet e tjera te rajonit projektohet pakesim i popullesise. Por ju siguroj se ne asnje vend tjeter te rajonit nuk perben lajm kryesor per jave te tera se sa njerez e kane fituar Llotarine Amerikane – si shpresa e vetme per ti dhene drejtim halleve familjare qe lidhen ngushte me arsimin e femijeve, punesimin, shendetesine e pensionin e sigurt per vitet e fundit te jetes. Ne vend qe palet politike te flasin per keto probleme madhore te cilat impaktojne te ardhmen e secilit prej nesh – palet kane vite qe jane investuar ne nje aksion te piset politik anti-kombetar per t’ia bere jeten shqiptareve ne Shqiperi – TE PADURUESHME & TE PAJETUESHME! Personalisht i perkas atij brezi shqiptaresh qe pas viteve studimesh e eksperience profesionale ne perendim vendosa te kthehesha ne vitin 2008! Kishte shume si une ne ato vite qe e shihnin rikthimin si nje mundesi per te jetuar ne kete vend te bekuar nga Zoti e te mallkuar prej njerezve. Sot jam familjar dhe e shoh realitetin krejt ndryshe nga ajo qe shpresoja… Sot nuk gjej dot asnje bashkemoshatar qe do donte te kthehej me ne Shqiperi. Perkundrazi.

Verej me shqetesim – ashtu sic e verejme te gjithe – se askush nuk deshiron te qendroje me. Asa ata qe jane te sistemuar me pune e me biznese. Kush gjen mundesine iken! Ky eshte rezultati i hidhur i kesaj politike te papergjegjshme vrastare qe po ia mbyt shpresen shqiptareve cdo dite e me shume. Per te mos thene se shpresa pothuajse eshte shuar krejt!

Dhe cfare ben klasa politike per kete? Del nga parlamenti, mbush hapesiren e ndotur mediatike me akuza te ndersjella, kercenon me dhune, pa ofruar asnje zgjidhje reale. Nderkohe qe sot te gjithe shqiptaret e kane te qarte se zgjidhja e vetme per te dale nga kjo katraure eshte tek ndryshimi i sitemit zgjedhor dhe garantinmi i perfaqesimit te drejte e te barabarte i votes se qytetareve ne parlament, politika investohet ne qarkullim lajmesh te rreme apo te parreme per ‘marreveshjen’ e radhes. Biles edhe marreveshjet e fshehta politike po na kthehen ne element statistikor. Marreveshje ne 2008! Marreveshje ne Maj 2017! Prape kerkohet marreveshje edhe sot! E cfare na kane sjelle ne marreveshjet??? Asnje te mire, pervec permbushjes se oreksit te pangopur te 2-3 peshqve te medhenj, te cilet vazhdojne te qendrojne mbi kolltuqe si bajraktare – te pandeshkuar e te pacenuar nga forca e ligjit apo nga shteti i te drejtes – i cili ketu ne Shqiperi – ndryshe nga vendet e BE-se – eshte thjesht nje utopi imagjinare! Ne vend qe te ndeshkohen politikanet – ndeshkohen qytetaret! Ky eshte realiteti i trishte sot ne Shqiperi.

Te nderuar kolege, kemi detyrimin moral perpara shqiptareve qe te rikthejme normalitetin ne vend e te ndalim krizen permanente qe ka kapur peng zhvillimin ekonomik. Tryeza e vetnme e bisedimeve eshte tryeza e ndryshimit te sistemit zgjedhor! ASNJE TJETER! Ndaj duhet te tregojme vullnetin tone per ndryshimin e keti jsistemi te padrejte, dhe ri-ngritjen e Republikes ne ato nivele funksionale qe kane nevoje qytetaret shqiptare. Kjo republikë nuk i duhet as dreqit! Ne si deputete opozitare jemi te gatshem te japim kontributin tone ne kete drejtim. Radhen e keni ju si mazhorance qe te tregoni guxim e pergjegjshmeri historike. Ne te kundert, INSTAT vitin qe vjen do te projektoje se ne vitin 2030, popullesia do te shkoje 1 mil e 700 mije. Kjo do te ishte katastrofike per Shqiperine. Ky eshte nje projekt anti-kombetar, anti-shqiptar, i cili duhet ndalur menjehere! Ju falenderoj" deklaroi ai.

Ora 12:37
Hajdari: E ndjej që Rama- Basha kanë bërë marrëveshje, por jo për shqiptarët (VIDEO)

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha, ose siç e quan këtë të fundit kryetari në tentativë të legjionit të shpërbërë. Në një fjalim në Kuvend, Hajdari tha Basha dhe Rama kanë arritur një marrëveshje, por jo për shqiptarët, por për interesat e tyre.

"Kryetari në tentativë të legjionit të shpërbërë, hedh molotov si të hidhet si oriz në dasma, shqiptarët s'dinë ku të trokasin. Çfarë ka ky vend. Kritika kryesore që u bëjnë njerëzve, është që të flasin me fakte. Unë do flas më shpirt atyre që kanë sytë të më shikojnë, në kohë të jashtëzakonshme do bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Shumë njerëz më thonë, mos se Shqipëria nuk bëhet mos se je vetëm, mos se këta kanë bërë marrëveshje. Unë e ndjej se këto kanë bërë marrëveshje, por jo për shqiptarët, por për zuzarët. I detyrohem këtij vendi shumë", tha Hajdari.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timo: 17/05/2019 09:07

    Na u be parlamenti si ore e letersise, lexim dramatik. Dekurajuese...

    Përgjigju
  • Tironci: 16/05/2019 23:29

    LLESHAJ GJENERALI QEVERISE SE VDEKUR ARMIKU NUMER 1 I TIRONCEVE QE I HELMOJE

    Përgjigju
  • defro: 16/05/2019 16:50

    ca e ka gjin gjoni ky rralfi se ngja?

    Përgjigju
  • xreport: 16/05/2019 16:16

    ka njeri tjeter qe mendon qe hajdari eshte nje fllucke boshe qe nuk te lexoje??? eee aaa cccc mami e kaloi vetingun??? vllain tek saliu eshte tani???? o hajdari ku e ke bo shkollen aman se eheee 4 ne lexim

    Përgjigju
    • Alb: 16/05/2019 17:24

      E bukur kjo nga dikush qe nuk di te shkruaje!

  • Arbër: 16/05/2019 13:34

    GJonin*

    Përgjigju
  • Arbër: 16/05/2019 13:33

    BRAVO BRAVO PËR RUDINËN DHE XHONIN !

    Përgjigju
  • Mire: 16/05/2019 12:43

    Bravo te lumte vajze te ndimofte zoti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes