Maliqi: Burgjet po plasin, drejtori aktual i paaftë, me të kaluar të errët, kërcënon dhe shantazhon punonjësit

Maliqi: Burgjet po plasin, drejtori aktual i paaftë, me të kaluar të errët, kërcënon dhe shantazhon punonjësit

1557998331_1557997698maliqi.jpg
Deputeti Lefter Maliqi ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Agim Ismailit, i cili është drejtori aktual i Burgjeve pas largimit të Stefan Çipës. Ai ka treguar atë që sipas tij po ndodh aktualisht në burgjet shqiptare nga tenderat deri te shantazhimi i punonjësve të burgjeve dhe drejtuesve. Maliqi akuzoi se Ismaili është me të kaluar të errët, ndërsa ka lexuar edhe e-mailet që sipas tij ai u ka dërguar vartësve me ofendime dhe kërcënime. "Shpresoj që lufta kundër korrupsionit të jetë reale. Uroj mos ndodhë siç u shkarkua për abuzime zv/ drejtori i shëndetit publik dhe vijon që të jetë në detyrë për shkak të lidhjeve me një ish-ministër të shumicës.Më bëhet qejfi që këtu lexuat dhe folët për analizën e drejtorisë së Burgjeve për 2018. Keni dhe kemi bërë punë të mira, por një pjesë të pyetje ju nuk iu përgjigjët. Edhe për drejtorët e burgjeve që janë shumica ushtarakë të aftë, por fatkeqësisht i ka vendosur politika, por kthyer në magazinerë emërime, transferime, leje. Ju keni lëvizur për një vit 3 drejtorë të përgjithshëm, mikun tim Arben Cukon, por për shkak të zemrës së madhe dhe bindjes partiake arriti që të jetë edhe për fajin e të tjerëve pas hekurave. Sollët Stefan Cipën, filloi me pasion, por katër muaj e mbajtët, nga 26% e investimeve e coi 100%. Donte të kursente, tha do të hap një pus uji në burgun e Fierit dhe 30% të ushqimeve në burgje të tenderave që bëheshin, pasi një pjesë të ushqimit të burgosurve ua conin familjarët. Stefani bëri edhe zyrën e bukur, mua më tha më hoqën se do të më cojë kryetar bashkie, por i thash e ke gabim, pasi këta nuk i duan njerëzit që punojnë. Drejtori aktual i Burgjeve a eshte me merite aty? Cfarë shkolle ka mbaruar pasi më rezulton se deri në 2001 ka qenë polic? A e keni parë të kaluarën e tij, është liruar për bashkëpunim në përgjim, ku akuzohej Sokol Kociu në lidhje me drogën që e bëri publike këngëtarja. Është shkarkuar në 2004 për paaftësi. Tani bëhet drejtor i përgjithshëm i burgjeve, nuk i njeh, për katër muaj ka shkuar vetëm një Fier, por con e-mail, shantazhon, drejtorët nuk i pret. Kërcënime dhe shantazhe me drejtorin e policisë së burgjeve. Tenderat në drejtorinë e burgjeve bëhen te ministria e Brendshëm... Administrata kërkon mbështetje. Merreni dhe pyeteni të shikoni nivelin, ai kërcënon policet femra, u thotë dordolec policeve. U thotë policëve kaqola, quan kandar burgun e Vaqarrit. Ky njeri ka marrë edhe kompetenca të jashtëzakonshme. Ai shantazhon të gjithë punonjësit dhe drejtuesit, ka kërkuar të shkarkojë dy- tre herë kunatin e n/ kryetares së Kuvendit. Një ditë mund të plasë me këtë situatë" deklaroi ai.


Lajmi kryesor:

'Dordolec, kaqol'/ Maliqi: Burgjet po plasin, drejtori i paaftë, me të kaluar të errët, kërcënon e shantazhon punonjësit


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb