TIRANË- Pasi Kuvendi rrëzoi dekretin për Kodin Zgjedhor, ka ardhur reagimi i presidentit Ilir Meta. Ai shprehet se nuk është aspak i surprizuar, ku nuk i ka kursyer akuzat për Kuvendit, duke e cilësuar si një partiak.
" Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve", shkruan Meta, ku bashkangjitur ka publikuar një foto të Kuvendit të mbushur me mbeturina.
Postimi i presidentit Ilir Meta
Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor me 97 vota kundër, 13 pro ndërsa 1 deputet ka abstenuar. Me rrëzimin e dekretit tashmë mbetet në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme.
Pse nuk pritet hajdutin Meta te bente vjedhjen e radhes
Përgjigju