Kuvendi seancë dëgjimore me
20 kandidatë për Avokat Populli

Kuvendi seancë dëgjimore me<br />20 kandidatë për Avokat Populli
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut njofton se ditën e mërkurë do të zhvillojë seancat dëgjimore me secilin prej kandidatëve të vetofruar për Avokat Populli që kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës pranë sekretarisë së Kuvendit deri më datën 19.1.2017.

Radha e kandidatëve që do të dëgjohen, do të jetë sipas renditjes alfabetike të mbiemrit të secilit kandidat. Secili kandidat mund të bëjë prezantim deri në 7 minuta të CV së tij  dhe platformës përkatëse për ushtrimin e këtij funksioni kushtetues.

Më pas do të vijohet me pyetje nga deputetet e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut. Çdo  kandidat, nëse dëshiron, mund të shpërndajë paraprakisht tek deputetët, në formë të shkruar ose elektronike platformën e tij. Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi kërkon një post të rëndësishëm pas skualifikimit që PD i bëri nga gara për drejtimin e KQZ-së.

Kësaj here, Luzi ka depozituar dosjen e saj për postin e Avokatit të Popullit. Kanë aplikuar për këtë post, përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ njëkohësisht sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme Genci Gjonçaj, ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi e cila e mbylli mandatin në KQZ në muajin tetor e tashmë garon për këtë post. Për një mandat të dytë ka aplikuar edhe avokati në detyrë Igli Totozani, po ashtu Altin Goxhaj.

Ndërkaq kanë përcjellë interesin e tyre pranë Kuvendit edhe Drejtoresha e Kabinetit të Avokatit të Popullit Mimoza Gjika, Zhaklina Peto, pedagoge e Juridikut, Holta Aliaj, këshilltare e Sokol Berberit, si dhe juristët: Adrian Licaj, Jordan Daci, Erinda Bllaca Ndroqi, Suzana Pasho Hoti, Denar Veshi, Gëzim Gjana dhe Anton Lleshaj. 
 
Kandidatët

Olta Aliaj
Drita Avdyli
Yllka Banushi
Rezarta Bitri
Jordan Daci
Katriot Frashëri
Altin Goxhaj
Gëzim Gjana
Mimoza Gjika
Genci Gjonçaj
Adrian Licaj
Lefterie Luzi ( Lleshi )
Anton Lleshaj
Bujar Madani
Erinda Ndroqi
Suzana Pasha
Zhaklin Peto
Igli Totozani
Denar Veshi
Rovena Voda

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg