Kuvendi seancë maratonë prej më shumë se 17 orësh, mbyll punimet pas mesnate! Braktiset nga deputetët

Kuvendi seancë maratonë prej më shumë se 17 orësh, mbyll punimet pas mesnate! Braktiset nga deputetët

Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Në një seancë maratonë Kuvendi i Shqipërisë mbylli punimet rreth orës 2:30 të mëngjesit të ditës së sotme, pas më shumë se 17 orësh punime.

Me një axhendë të ngjeshur, në Kuvend u lexuan raportet e veprimtarisë vjetore për vitin 2023 të Avokatit të Popullit, Bankës së Shqipërisë, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Autoritetit të Konkurrencës, Institutit të Statistikave (INSTAT).

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla në fund të seancës tha se miratimi i projektrezolutës për institucionet që raportuan si dhe të atyre të drejtësisë që u lexuan në seancën e 15 korrikut, pritet të votohen seancën e radhës parlamentare. Salla ishte e boshatisur nga deputetët.

'Në rendin e ditës janë edhe 7 projektvendime por nuk kanë diskutim! Gjithahstu në rendin e ditë spërveç projektrezultave për institucionet që raportuan sot janë edhe 5 projekt rezoluta për miratim të institucioneve e sistemit të drejtësisë për të cilat raportimi dhe debati u zhvilluan seancën e kaluar, u njoftoj se votimi do të bëhet në seancën e radhës' - tha Nikolla.

Në një seancë maratonë e cila nisi orën 10:00, deputetët miratuan fillimisht projektdeklaratën “Për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Greqisë dhe heqjen e ligjit të luftës”.

Në vijim, Kuvendi vijoi me interpelancën me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.

Po ashtu, Kuvendi zhvilloi sot edhe interpelancën me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Balla thirrje deputetëve: Bëhuni zjarrfikës vullnetar

Balla thirrje deputetëve: Bëhuni zjarrfikës vullnetar