Mandati i Xhaçkës, Kushtetuesja rrëzon sërish PS-në: Duhet të shqyrtohet nga ne! Deputetët të votojnë si i urdhëruam! S’diskutohet vendimi i gjykatës

Mandati i Olta Xhaçkës duhet të shqyrtohet pa vonesa në Gjykatën Kushtetuese dhe deputetët janë të detyruar ta dërgojnë atë sa më shpejt. Ky është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatit të ish ministres së Jashtme, duke pranuar kështu pjesërisht kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike.

'Gjykata ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës zgjidhjen e konfliktit me Kuvendi. Shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për mosdërgimin e mocionin në Gjykatën Kushtetuese. Detyrimin e Kuvendit për dërgimin për mocionin mbi papajtueshmërinë e mandatit. Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi.’- u shpreh kryetarja e gjykatës Kushtetuese.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ia bëri të qartë Kuvendit se nuk mund kurrsesi të vërë në diskutim fuqinë detyruese të vendimeve të saj.

‘Vendimet kanë efektet dhe forcën e ligjit, asnjë organ nuk i vë në diskutim dhe aq më tepër të mos i zbatojë.  Ky efekt detyrues ka të bëjë si me pjesën detyruese dhe me atë arsyetuese. Vendimi i saj që ka vendosur detyrimin e Kuvendit që të dërgojë mocionin, është i detyrueshëm për zbatim. Kjo do të thoptë se deputetët duhet të votojnë në zbatim të urdhrit të Gjykatës!’- tha Zaçe.

E pyetur në lidhje me kërkesën e Kuvendit për një mendim nga Komisioni i Venecias, Zaçaj njoftoi se kjo kërkesë nuk është pranuar.

Çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka është në Kuvend prej më shumë se dy vitesh, që prej qershorit të 2022-shit, kur një grup deputetësh opozitarë kërkuan shqyrtim në Kushtetuese për shkak të një licence të marrë nga bashkëshorti i saj Artan Gaçi si investitor strategjik. Këtë konflikt interesi të pretenduar vetë Xhaçka e ka kundërshtuar.

Kërkesa e parë e opozitarëve u rrëzua nga Kuvendi, përmes një vendimi të cilin Kushtetuesja e rrëzoi, ndërsa ripërsëritjen e kërkesës mazhoranca socialiste e rrëzoi sërish. Me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese pritet që mandati i Xhaçkës të shqyrtohet dhe votohet sërish në një seancë në Kuvend.

Me 72 vota kundër të mazhorancës dhe 39 vota pro të opozitës, Kuvendi vendosi më 11 prill 2024 kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Vetë Xhaçka mohoi çdo akuzë, për përfitime të paligjshme apo konflikt interesi, ndërsa theksoi se bashkëshorti i saj ka vetëm status të investitorit të asistuar dhe jo atë të investitorit strategjik të veçantë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datat 21.06.2024 dhe 25.06.2024 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues jo më pak se 1/10-ta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe jo më pak se 1/5-ta e deputetëve të tij, me objekt:

1. “ Kundërshtimi i vendimit nr. 41/2024, datë 11.04.2024 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për papajtueshmërinë me mandatin të deputetes Olta Xhacka” dhe deklarimi i këtij vendimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

2. Zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10-ta e deputetëve, duke përcaktuar mënyrën kushtetuese konkrete se si zgjidhet ky konflikt dhe se si ushtrohet e drejta kushtetuese e pakicës parlamentare (një të dhjetës së deputetëve) për të mos u penguar mocioni i tyre nga Kuvendi në kushtet e mosverifikimit të pengesave formale, në kushtet kur mazhoranca, me votim, ka vendosur moszbatimin e vendimit nr. 1, datë 23.01.2023 të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo mund të ripërsëritet në të ardhmen.

3. Interpretimi përfundimtar i neneve 70, pikat 1 dhe 4, 73, pika 1, 132, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Shqyrtimi i çështjes me përparësi, për shkak të interesit të lartë publik që paraqet.”.

Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi çështjen në seancë publike me pjesëmarrjen e palëve, sot më 10.07.2024, konstatoi se vendimi i saj nr. 1, datë 23.01.2023 nuk është ekzekutuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Gjykata vlerësoi se përmes vendimit nr. 41/2024, datë 11.04.2024, Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në diskutim fuqinë detyruese të vendimit të saj, duke mos zbatuar nenin 132, pika 1, të Kushtetutës, i cili parashikon se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.

Gjykata ritheksoi se vendimet e saj kanë efektet e forcës së ligjit. Asnjë organ nuk ka të drejtë t’i vërë ato në diskutim dhe aq më tepër të mos pranojë t’i zbatojë. Ndikimi i padiskutueshëm i vendimeve të saj është i tillë që u imponon të gjitha organeve shtetërore fuqinë detyruese të vendimit të saj. Ky efekt detyrues ka të bëjë si me pjesën urdhëruese, ashtu edhe me pjesën arsyetuese të vendimit.

Gjykata theksoi se vendimi i saj që ka vendosur detyrimin e Kuvendit për të dërguar në Gjykatë mocionin e 1/10-ës së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit, sipas nenit 70 të Kushtetutës, është i detyrueshëm për zbatim në respekt të nenit 132, pika 1, të Kushtetutës. Kjo do të thotë se Kuvendi (deputetët e tij) duhet të votojë në përputhje me urdhërimin e Gjykatës, pasi ky votim nuk është një procedurë e zakonshme parlamentare dhe si e tillë nuk ka të bëjë me parimin e mandatit jodetyrues të deputetit, por është në kuadër të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës.

Për sa më sipër, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata, me shumicë votash, vendosi:

1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.

2. Zgjidhjen e konfliktit/mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10-ta e deputetëve.

3. Shfuqizimin e vendimit nr. 41/2024, datë 11.04.2024 “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese” të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

4. Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Në kuadër të kësaj vendimmarrjeje, Gjykata thekson se Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:44
Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Kallëzim penal për ata që penguan zbatimin e vendimit të Kushtetueses, Rama përdori deputetët për ta mbrojtur

1720106724_gazmentbardhi.jpg

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkës, që të dërgohet sa më shpejt në Gjykatë për tu shqyrtuar. Bardhi shkruan se Rama keqpërdori deputetët për t’i dhënë mbrojtje Xhaçkës se cilën sipas Bardhit e bëri investitore strategjike.

Kreu i grupit të PD paralajëmron kallëzimin për të gjitha ata që kanë penguar prej më shumë se 1 viti zbatimin e vendimit të Gjykatës për mandatin e Xhaçkës.

“Edi Rama keqpërdori deputetët e tij për ti dhënë mbrojtje politike bashkëpunëtores së tij të afërt Olta Xhaçka, duke vendosur për herë të parë standardin e moszbatimit të një vendimi konkret të Gjykatës Kushtetuese. Pasi në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin e bëri ministren e tij investitore strategjike, në një pronë publike të grabitur me dokumente të falsifikuara, Edi Rama i dha asaj edhe statusin “e paprekshme” nga drejtësia.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe deputetët e opozitës u rreshtuan edhe një herë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe interesit publik. Ndërkohë u provua edhe njëherë se Edi Rama dhe deputetët e tij u rreshtuan në krah të interesit privat të oborrit të Edi Ramës, që pasuritë publike i kanë shndërruar në plaçkë për veten e tyre.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është edhe një aktakuzë penale për të gjithë deputetët që me vetëdije dhe për motive politike penguan ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, po përgatit kallëzim penal ndaj të gjithë përgjegjësve që për më shumë se 1 vit kanë penguar ekzekutimin e këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Bardhi.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/07/2024 01:48

    /WTF/,gjykata si detyron dot,por ama i detyroka partia dhe kryetari i saj dhe keta do votojne grushtbashkuar rreth partise! Nje kongesman amerikan,Menendes po perballet me drejtesine per korrupsion e marrje rryshfeti dhe koleget e tij i kerkuan te bente vetedoreheqje para gjyqit,ai nuk pranoi,por ama nuk votuan t'a mbronin,sic po e mbrojne keta Xhacken.Deputetet e tu e kane humbur pavaresine qe ne momentin qe votuan te mbronin Xhacken,sepse akoma votojne ne bllok /grushtbashkuar/ si ne kohen e PPSH.

    Përgjigju
  • Gripi: 10/07/2024 18:33

    Ja fut kot gjykata kushtetuese. Ku pyet Spiropali, Ermonela me 4 prokurore ne shtepi dhe Pastori gjerman Gogu per keta. Qe neser do votojne uljen e pagave per GjK. Parlamenti dhe shumica jane rrezuar me kete vendim sot. Mjere ata qe shkojne ne burg se kane bere nje banjo shtese, pa rilindja nuk pyet per kushtetueshmeri.

    Përgjigju
  • Pena: 10/07/2024 17:58

    Edhe kallzim penal per ngritjen e struktures antikushtetuese dhe ligjore te mbrojtjes SE votes nga Gaz Bardhi dhe vrasjen dhe plagosjet ne fushate ne Elbasan nga kjo strukture!!!

    Përgjigju
  • Jim: 10/07/2024 17:16

    Do te me pellqente qe ti hiqej mandati kesaj shushkes qe e hidhte shuren perpjete . Do ishte mire sikur te merej edhe e pandehur per abuzim me pushtetin .

    Përgjigju
  • Sondazhi: 10/07/2024 16:18

    Pas kësaj, pse nuk shkrihet parlamenti? Ky vendim sjell rënien e ketij parlamenti antikushtetues.

    Përgjigju
  • Pete: 10/07/2024 15:38

    Cudia ndodhi. Per here te dyte, unanimisht dhe me force Gjykata Kushtetuese me vendimet e saj deshmon qe Kuvendi, Kryetari dhe deputete te tij, i dhe zyrtare te administrates se tij, me veprime aktive, dashje direkte, jo vetem nuk kryejne detyren sipas detyrumit te ngarkuar nga vendimarrja kushtetuese, por e sabotojne, duke neperkembur madje shkelur rende Kushtetuten dhe autoritetin qe ajo i jep Gjykates Kushtetuese. Ne nje vend normal me njerez normale dhe logjike racionale, kjo jo thjesht perben skandal por veper penale te denueshme. Vetem se organi yne i posacem akuzator - SPAK, as nuk shikon, as nuk degjon por nese pyetet do thote 'ska kallzu njeri gje' pra shkoqur refuzon te kryeje detyren qe i ngarkon Kodi i Procedures Penale per te zhvilluar hetime me iniciative te veten!!! Kjo e permbledh me qarte ate qe konsiderohet teorikisht si forma me e larte e korrupsionit njohur si 'Kapja e Shtetit'!! Teori qe eshte tashme praktike ne Shqiperi. Ne saje edhe te eksperimentit te radhes te deshtuar te idiokracise karagjoze te Washingtonit: sa nga DASH tek CIA. Ndoshta edhe me rende deshtuar sesa kur zbatonte diversionet ne 48-53 ndaj eterve te atyre qe bashkepunon sot. E ardhmja: teper e zymte. Tashme herezia megallomane e kucedres se korrupsioni politiko-kriminal nuk ka per te ndalur, perkundrazi, do te sulmoje fort dhe cdo kritik.

    Përgjigju
    • Dida: 10/07/2024 20:18

      Fiks fare WTF thote gjykata kushtetuse te votoni sic duam ne kjo eshte lajthitje ligjore ok urdhero deputetet te votojne te shkrine gjy kushtetuese. Zoternj keni bythe nuk ju duhet fare vendim i kuvenditet mblidh provat dje vendose,prandaj jeni aty kerkoni dhe rritje rroge

    • WTF: 10/07/2024 18:15

      Nuk detyron dot asnje gjykate deputetin te votoje si do gjykata se eshte precedent i rrezikshem. Kjo eshte lajthitje e gjyqtareve te kushtetueses dhe prandaj duhej te merrej mendimi i Komisionit te Venezias. Imagjino te marre gjykata vendim se te gjithe deputetet duhet te votojne pro dhe jo kunder nje ceshtje specifike, ketu i bie qe kuvendi humbet pavaresine. Ato qe thua ti jane thjesht shfryrje te epshit tend politik!

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty