Kuvendi seancë në nder të presidentes së Sllovenisë, Musar: Shqipëria i plotëson kushtet për hapjen e negociatave! Diplomacia, rol kyç për t’i dhënë fund konflikteve

Kuvendi ka mbajtur një seancë plenare në nder të presidentes së Republikës së Sllovenisë, Natasa Pirc Musar e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në fjalën e saj ajo theksoi se rruga e vetme për t’i dhënë fund konflikteve globale është diplomacia.

“Kushtet në Ukrainë janë të vështira. Duket se Rusia po shfrytëzon superioritetin e saj ushtarak. Aleatët e Ukrainës po mendojnë se nuk do të jetë e mundur të ndihmojnë Ukrainën pa një angazhim të drejtpërdrejtë me Rusinë. Retorika ushtarake është e lartë në Evropë sot, gjë që shqetëson diplomatët me përvojë. Sa më shumë të rritet numri i nismave të tilla, aq më pak do të flitet për zgjidhje ushtarake në një konflikt. Mendoj se roli i diplomacisë nuk është diskutuar si duhet në këtë konflikt”, tha ajo.

Ndërsa vlerësoi përparimin e Shqipërisë, shprehu mbështetjen për integrimin e vendit tonë në BE.

"Vetëm një moto kemi ‘Të bashkuar qëndrojmë, të ndarë dështojmë’. BE pa Ballkanin Perëndimor nuk është Bashkim Evropian, Shqipëria i plotëson kushtet për hapjen e negociatave”, shtoi Musar.

Presidentja sllovene po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë me ftesën të presidentit Bajram Begaj me të cilin mbajti dhe një konferencë për shtyp. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:44
Presidentja e Sllovenisë në Kuvend: Tregtia mes dy vendeve është duke u rritur

Gjatë fjalës së saj në Kuvend Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve duke theksuar se tregtia po rritet.

“Më lejoni ta përfundoj fjalimin tim me marrëdhëniet dypalëshe. Janë të ngrohta dhe të vërteta. Mezi presim ditën që të përshëndesim Shqipërinë mes vendeve anëtare të BE. Tregtia mes dy vendeve po rritet. Është thelbësore që komunitetet e biznesit të dy vendeve të takohen më shpesh dhe të krijojnë lidhje më të ngushta. Duhet të punojmë të gjithë bashkë për Rajonin”, tha ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • flori: 23/05/2024 14:47

    A KANE TURP KETO PALACO,,,QE PRESIN PRESIDENTE QE JANE PJESE E BE....KU E KENI SHQIPERINW JU MOR NDYRESIRA...QE VIDHNI DHE I LINI SHQIPTARET JASHTE EUROPES...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit