Kuvendi kalon në parim projektbuxhetin dhe Paketën Fiskale 2023! Braçe: Të rishpërndahen të ardhurave e të zbatohet si duhet jo si në vitin 2022! Këlliçi: Penalizon qytetarët

TIRANË- Kuvendi ka miratuar në parim projektbuxhetin dhe Paketën Fiskale për vitin 2023, pas një seance maratonë, e cila u zhvillua në dy ditë radhazi, ndërsa një ditë më parë u shoqërua edhe me tensione ndërmjet dy palëve politike. Projektligji u votua me 76 vota pro nga socialistët, ndërsa 41 deputetë të opozitës votuan kundër e pjesa tjetër zgjodhën të mos merrnin pjesë në votim, edhe përmes mungesës në seancë.

Gjatë diskutimeve maratonë, salla e Kuvendit thuajse e boshatisur, rezervoi diskutime të vakëta për buxhetin. Opozita sërish e cilësoi buxhetin si një buxhet që penalizon qytetarët e që u vjen më shumë përshtat interesave klientëve të qeverisë dhe oligarkëve.

Deputeti demokrat Belind Këlliçi në fjalën e tij tha se kjo paketë fiskale nuk është në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve. Këlliçi parashtroi edhe pesë propozime të tij për paketën fiskale, nga ulja e ngarkesës fiskale, te heqja e akcizës së gazit, të ndërmerren politika për të ndaluar rritjen e inflacionit.

Sot qeverisë iu adresuan kritika edhe nga krahu i majtë. Braçe tha se nuk është i kënaqur me rishpërndarjen e të ardhurave dhe për këtë kërkoi një ndërhyrje më të fortë nga qeveria. Ndalur në paketën fiskale, akcizën për birrën, apo në tatimin që do të hiqet për pagat deri në 50 mijë lekë, Braçe tha se sërish nuk është i kënaqur pasi duhet të ishin realizuar më parë. Ndërsa Fatmir Xhafaj rishikim të shpenzimeve. Sipas Xhafajt teksa flitet për kohë lufte, shpenzimet dhe investimet janë si në kohë paqeje.

Të ardhurat në vendin tonë për vitin 2023 parashikohet të jetë në nivelin 631. 7 miliard lekë, ku 475 miliard lekë të ardhura do të vijnë nga qeverisja qendrore, ndërsa 65 584 milionë lekë nga pushteti lokal.

Fokus të veçantë në buxhet pritet të ketë sektori energjetik, ku parashikohet fondi prej 12 miliardë lekësh. Po ashtu është parashikuar një fond prej 2. 3 miliardë lekësh që të përdoret për politika të reja pagash. Viti 2023 është vit zgjedhor dhe fondi i parashikuar për këtë qëllim është 1. 8 miliardë lekë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:58
Kuvendi miraton në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2023 dhe Paketën Fiskale

1668084868_Screenshot1.jpg

Kuvendi ka miratuar sot tre projektligjet e Paketës Fiskale dhe Projektbuxhetin e vitit 2023. Prezent në sallë ishin 115 deputetë. Projektligji për Buxhetin e vitit 2023 u miratua 76 pro e 41 kundër.

Edhe 3 ndryshimet ligjore për Paketën Fiskale kanë marrë nga 76 vota pro, vota të gjitha të Partisë Socialiste. 

Ora 12:46
Buxheti 2023, Xhafaj kritika qeverisë: Flasim për kohë lufte, por shpenzimet i kemi si kohë paqeje

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në kuvend për buxhetin 2023, ka vënë theksin te fakti që qeveria duhet të ishte më e përulur, veçanërisht me shtresat e pambrojtura. Sipas Xhafajt teksa flitet për kohë lufte, shpenzimet dhe investimet janë si në kohë paqeje.

“Situatat aktuale duhet ta bëjnë qeverinë shumë më të përlurur, shumë më komunikuese me grupet e interesit dhe më kryesorja edhe më transparente dhe të angazhuar realisht në luftën kundër korrupsionit, në menaxhimin dhe mirëpërdorimin e fondeve buxhetore. Është absurde që kur flasim për kohë lufte të programojmë disa investime dhe shpenzime si në kohë paqeje, që të ketë kuptim edhe në këtë rast ajo shprehja e mençur e popullit “shtriji këmbët sa ke jorganin”. Kjo edhe për faktin se këmbanat e krizës energjetike dëgjohen për herë e më pranë si një pandemi e re ekonomike”, tha Xhafaj.

Ora 12:29
Gjuha e përdorur në Kuvend, Fatmir Xhafaj: Etika politike është zëvendësuar me shprehje ordinere

 

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj thotë se etika politike tashmë është zëvendësuar me një gjuhë ordinere. Deputeti socialist, që siç dukej i referohej përplasjeve të një dite me parë mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës, gjuhë e cila shpesh herë i theu normat e etikës në komunikim, tha se fryma e debatit po zëvendësohet me gjuhë fyese.

“Fryma e debatit normal, konsensusit politik dhe etikës politike, tashmë është zëvendësuar nga konflikti i ashpër politik i ndërtuar mbi batutën fyese, shprehjet përçmuese dhe jo rrallë ordinere, retorikën e ashpër, gjuhën e baltës dhe shpifjen. Dëshpërimisht kjo lloj qasje e gabuar është shndërruar në normalitet dhe instrument i të ashtuquajturës luftë politike. Kjo sallë dhe çfarë ndodh këtu është arsyeja kryesore përse ka shifra kaq të larta negativiteti në sondazhet e barometrave të ndryshëm që na ndëshkojnë fort. Por edhe pse ka kaq shumë pesimizëm jashtë saj, veçanërisht te të rinjtë që vazhdojnë të largohen nga vendi. Kjo retorikë e turpshme, ca më keq, ka dalë edhe jashtë kësaj salle në gjuhë të huaja, në mediat e botës. Dëm më të madh nuk mund ti bëhet imazhit të vendit”.- tha Xhafaj.

Ora 12:06
Braçe thirrje qeverisë: Mos shkurto buxhetin e 2022-shit për bujqësinë, shtoni edhe 1 mld lekë shtesë! Fermerët s’kanë marrë subvencionimin për naftën

 

Deputeti socialist Erion Braçe ka pasur sërish kritika sa i përket sektorit të bujqësisë. Në fjalën e tij në Kuvend, Braçe tha se buxheti që është parashikuar këtë vit për bujqësinë është më i madhi në 30 vite, por sërish pati rezerva. Ai tha se duhen sërish më shumë para për bujqësinë, në mënyrë që ky sektor të mbështetet dhe të fuqizohet prodhimi vendas.

Braçe i bëri një thirrje të drejtpërdrejtë qeverisë që të mos e shkurtojë buxhetin e vitit 2022 për bujqësinë, pasi shumë fermerë kanë mbetur pa marrë subvencionimin për naftën. Braçe tha se duhet të shtohen edhe 1 mld lekë shtesë që të paguhen të gjithë fermerët që janë shpallur fitues.

“Paratë që janë sot në bujqësi s’kanë qenë kurrë më parë në asnjë prej buxheteve, por duke thënë këtë duhet të pohoj se bujqësia s’ka qenë kurrë kaq sa është sot, serat e reja kanë hyrë në prodhim, me paratë e bujqve. Nevoja për para po rritet. Nafta 1 mld e 550 mln lekë, jam kundër shkurtimeve në buxhetin aktual të 2022. Edhe 1 mld lekë shtesë për të paguar të gjithë ata që janë shpallur fitues dhe kanë plotësuar kushtet. Nuk pranoj të planifikohet më pak sesa shumë që paguajmë sot si mbështetje për buqit dhe blegtorët.

Skema e TVSH është keqkuptuar si mbështetje e drejtpërdrejtë për fermerët. Kemi nevojë për prodhim, të prodhojmë këtu, bujqësia është armë plus. Ne kemi nevojë për prodhim jo sipërfaqe. Skema  e mbështetjes duhet të shkojë për çdo kg dhe litër”, tha Braçe.

Ora 11:50
Buxheti 2023, Braçe: Duhet shumë punë për ta zbatuar, jo siç ndodhi me atë të 2022-shit! Të ndërhyhet për rishpërndarjen e të ardhurave

 

Deputeti socialit Erion Braçe ka komentuar në Kuvend buxhetin 2023, ndërsa theksoi se duhet shumë punë për ta vënë në punë atë, duke theksuar se nuk është i kënaqur me zbatimin e buxhetit 2022.

Braçe tha se nuk është i kënaqur me rishpërndarjen e të ardhurave dhe për këtë kërkoi një ndërhyrje më të fortë nga qeveria. Ndalur në paketën fiskale, akcizën për birrën, apo në tatimin që do të hiqet për pagat deri në 50 mijë lekë, Braçe tha se sërish nuk është i kënaqur pasi duhet të ishin realizuar më parë.

“Duhet rishpërndarje e të ardhurave, shkojmë drejt mirëqenies së gjerë. Një mjedis i degraduar nga rendia pas e GDP, në ndërtim ndërton rëndë mirëqenien. Buxheti është një ushtrim qeverisje. Kërkohet zbatim i buxhetit, për këtë kërkohet qeverisje, duhet punë për ta zbatuar. S’jam i kënaqur nga niveli i zbatimit të buxhetit të vitet të kaluar. Kjo vjen edhe prej mosrealizmit të shpenzimeve, këto janë shkurtime dhe unë jam kundër. Cilado njësi që dështon duhet marrë përgjegjësi, përfshirë përgjegjësitë publike. Investimet e larta publike ka qenë politika bazë e 3 viteve të fundit. Buxheti publik duhet të na identifikojë ne si të majtë, te jetë ajo që ne jemi, të ardhurat dhe rishpërndarja janë thelbi, duhet ndërhyrje e fortë rishpërndarje e pasurisë, mendoj se viti i 10 duhet të na kishte bërë të guximshëm me të ardhurat, tatimet e reja nuk na ndihmojnë, nuk jam krenar. Po thyejmë sot marrëveshjen 25 vjeçare për të njohur evazion fiskal për burrë, nuk jam krenar as për tatimin e rrogave për 50 mijë lekë. 5 vite me vonesë për birrën, 1 vit me vonesë për rrogat. Po bëjmë mirë për profesionet e lira. Po bëjmë akoma më mirë për mbi fitimet nga energjia. Fitimet e luftës kanë qenë te hekuri, betoni çeliku, duhet të mbitatohen”, tha Braçe.

Ora 11:28
Protesta e Berishës, Kumbaro: Ju sillni vetëm dhunë, ti vihet zjarri vendit për ju?

 

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro i është përgjigjur thirrjeve të opozitës nga Kuvendi për qytetarët që të marrin pjesë në protestë. Kumabro tha se i kanë parë protesta që organizon opozita vetëm me dhunë, ndërsa ngriti edhe pyetjen retorike se si mund t’i vihet zjarri Shqipërisë për këtë opzoitë që ka vendi sot.

“Të kërcënosh me dhunë fizike është hall i madh. Jo se është për herë të parë, e kemi parë çfarë janë protesta që keni organizuar, zjarr, implikim i qytetarëve në dhunë. Përleshje për ju? Zjarrin Shqipërisë për ju? Si mundet politika ti kërkojë qytetarëve ti vërë zjarrin vendit”, tha Kumbaro.  

“Si mund të kemi politikane që fërkojnë barkun duke folur me fjalë të zeza për Shqipërisë. Si ka mundësi që të keni një dëshirë perverse për të nxirë turizmin. Shqiptarët ju kanë ndëshkuar me 3 mandate në opozitë”, u shpreh Kumbaro

Ora 11:01
Buxheti 2023, Ministri i Brendshëm: Rrisim pagat për 7 mijë punonjës policie, mbështesim qytetarët në kohë krize

 

Për ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi buxheti 2023 është një mundësi për t’iu përgjigjur krizës ekonomike dhe asaj energjetike në vend. Në fjalën e tij në Kuvend, Çuçi u ndal edhe në rritjen e pagave që është parashikuar për punonjësit e policisë me buxhetin 2023. Çuçi tha se përfitojnë 7 mijë punonjës nga rritja e pagave me 15%.

"U kërcënuam nga një tërmet në 2019 me pasoja shumë të mëdha. Pa kaluar akoma dhimbjen e tërmetit u kërcënuam nga pandemia dhe vijmë sot në këtë vigjilje të miratimit të një buxheti nga një kërcënim tjetër i madh siç është lufta në Ukrainë. Lufta ka nxitur një inflacion të shfrenuar në gjithë Evropën, por jo vetëm dhe po krijoj probleme jo të vogla në gjithë botën. Krizën e tërmetit dhe pandemisë e kthyem në një mundësi dhe kjo falë largpamësisë dhe qeverisjes tonë, ne vijmë sot me këtë projekt para shqiptarëve për t’i garantuar që edhe kjo krizë do të jetë një mundësi më e mirë për ta.

Bëmë të mundur të rrisim pagat për mbi 7 mijë punonjës të policisë së shtetit në masën mbi 15%. Kjo është një rritje, më e madhja e bërë në një moment të caktuar. Këtë rritje do ta garantojmë në mënyrë të qëndrueshme me buxhetin e 2033 dhe më tej. Buxheti është realist edhe ndaj kërcënimeve të tjera që i vijnë Shqipërisë. Një nga këto janë sulmet kibernetike të ardhura nga Irani", tha Çuçi.

Ora 10:34
Zhupa për buxhetin 2023: Është beter në të gjitha fushat! Paratë po i ndani me oligarkët dhe klientët

 

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në fjalën e saj në Kuvend e ka cilësuar buxhetin e vitit 2023 si beter në të gjitha fushat. Sipas Zhupës janë dyfishuar të gjitha barrat që bien për qytetarët, ndërsa pas nuk u kthehet asgjë. Zhupa tha se njëra palë në Kuvend flet për qytetarët dhe pala tjetër flet për luftën, luftën e oligarkëve ndaj qytetarëve.

‘Ky buxhet të vjen të thuash: Bir selmani i nënës kë të qaj më parë! Në të gjitha fushat është beter. Retorikës suaj se buxheti është dyfishuar, po janë dyfishuar të gjitha barrat që i bien qytetarët. Buxheti i shtetit janë TVSH-ja që jepen nga taksat, por kthimi pas që u jepet në taksa në investime nuk u kthehet. Sot jemi duke diskutuar njëra palë që flet për qytetarët dhe pala tjetër që flet për një luftë, e cila është lufta e oligarkëve ndaj qytetarëve. Ka të bëjë me filozfonë tuaj që paratë do ti ndani me klientët dhe më oligarkët. Është kaq e thjeshtë. 156 mln euro ne i kemi për t’i paguar nga gjyqet e humbura të Shqipërisë në Arbitrazh. Kjo kosto pritet që të rritet edhe më shumë për shkak të padrejtësisëve që bëni ju me vetëdije të plotë.'- tha Zhupa.

Ora 10:08
E cilësoi spiun të ish-Sigurimit, Spaho i çon Manjës përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve në Kuvend: Mandatin e di që nuk e lë, por kërko ndjesë publike

 

Deputeti demokrat Edmond Spaho i ka dërguar sot në Kuvend ministrit të Drejtësisë, Uli Manjës përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve për të. Kjo vjen pas një deklarate një akuze që Manja kishte ngritur ndaj Spahos se është bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Spaho i kërkoi Manjës që t’i kërkojë ndjesë publike, pasi sipas tij ai nuk e lë mandatin e deputetit ndonëse e kishte premtuar se do ta jepte nëse ai nuk është spiun.

“S’kam fol në Kuvend që nga data 6 tetor ku një replikë me Ulsi Manjën la të kuptohej ose e konfirmoi që gjame kam qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, megjithëse i thash që kjo akuzë që po bën është shumë e rëndë, po i the spiun kjo të ngelet si damkë,. Fakti që 302 vjet pas kësaj, i kërkova të më kërkojë ndjesë por nuk e bëri. Jam verifikuar disa herë, por shkova kërkove verifikim të thellë nga autoriteti ekzistues, pa u miratuar ligji juaj. Kini respekt për dinjitetin e njeriut. Duartrokitët për një gënjeshtër. Bëra kërkesën. Kam marrë përgjigjen nga autoriteti të firmosur nga të gjithë anëtaret. Po ia jap Ulsi Manjës, kur të vijë ta ketë.

Pavarësisht se tha që do lë mandatin, e di që se lë, por të vijë këtu dhe të kërkojë ndjesë publike. Nëse s’më kërkon do reagoj sipas sjelljes së Ulsi Manjës. Spiunët gjeni te të tjerë njerëz, i keni këtu ish drejtues të sigurimit dhe ca tjerë hiqen si të përndjekur politikë, kur në fakt ua ka ngrënë kokën Enveri”, tha Spaho.

Ora 09:53
Këlliçi: Rama përdori fjalë rruge në Kuvend, ‘bariu’ ka vetëm një hall, të shmangë vëmendjen

 

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka komentuar debatin e krijuar në seancën e djeshme të Kuvendit mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës. Këlliçi tha se arsyeja përse Rama e përdor atë gjuhë është që të shmangë vëmendjen.

“Kuvendi arkivon të gjitha fjalimet, do futen edhe fjalët që kryeministri i adresoi opozitës. Banalitete dhe fjalë rruge. Shfaqja e djeshme e bariut tuaj e ka një motiv, transferimi i vëmendjes, ti lënë shqiptarët punët e veta dhe të mbajnë mendjen si shau kryeministri opozitën. Kryeministër që është kampioni i banalitetit të vendit”, tha Këlliçi.

Ora 09:38
Buxheti 2023/ Ministri i Mbrojtës: Opozita s’po jep alternativa, vetëm kritika! Do rrisim me 7% pagat për forcat e armatosura

 

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në fjalën e tij në Kuvend, iu kundër përgjigj opozitës sa i përket diskutimeve për buxhetin 2023, ku tha se opozita po bën vetëm kritika dhe nuk po jep asnjë alternativë.Sipas Peleshit, ky buxhet është buxhet i rezistencës i krijuar si pasojë e luftës në Ukrainë. Ndër të tjerë shtoi Peleshi me buxhetin e vitit 2023, do të rriten me 7% pagat e ushtarakëve.

‘Opozita nuk po jep alternativa, por vetëm kritika. Koncesionet dhe PPP-të tavan të përcaktuar nga FMN. Ky buxhet nuk është i zakonshëm jo vetëm në Shqipëri, është një buxhet i rezistencës i krijuar nga lufta. Shkaku i inflacionit është pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Në vendet baltike inflacioni është mbi 20%, Bullgaria është 17-18%. Në gjithë Europën është me dy shifra ndërkohë që ne jemi me 6.4%. ka disa arsye se pse ne kemi arritur ta menaxhojmë inflacioni, arsyeja kryesore është mburoja e çmimit të energjisë. Çmimi i energjisë është siç ka qenë para luftës si në asnjë vend tjetër të Europës. Të gjithë ushtarakët, të gjithë personeli i forcave të armatosura rreth 7000 ushtarakë që do të përfitojnë një rritje të re të pagës me këtë buxhet. Do të rriten me 7% pagat. Kujtojmë se në korrik i rrit paga me 30%. Tashmë një ushtarak që merrte 50 mijë lekë më të ultën, tani do marrë 70 mijë lekë. Në total është rreth 40% e pagës. Ndonëse jemi me një buxhet rezistence.’- u shpreh Peleshi.

Ora 09:37
Paketa fiskale, Këlliçi: Gjobë për qytetarët! Nga ulja e ngarkesës fiskale te heqja e akcizës së gazit, ja propozimet e mia

 

Në Kuvend vijon të diskutohet edhe ditën e sotme paketa fiskale dhe buxheti 2023. Deputeti demokrat Belind Këlliçi në fjalën e tij tha se kjo paketë fiskale nuk është në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve. Këlliçi parashtroi edhe pesë propozime të tij për paketën fiskale, nga ulja e ngarkesës fiskale, te heqja e akcizës së gazit, të ndërmerren politika për të ndaluar rritjen e inflacionit. Sipas tij, duhet hequr edhe TVSH për kompanitë që investojnë në energjitë e rinovueshme, ndërsa një thirrje i bëri qeverisë që të dëgjojë ekspertët e fushës.

“Të hiqet taksa e qarkullimit për industrinë e ndërtimit, ndihmon që çmimet e apartamenteve të ulen, Veliaj e ka rritur 10 herë taksën e ndërtimit, taksë mbi vlerën e shitjes dhe jo kostos, prandaj është e pamundur blerja e një apartamenti. Meqë është dyfishuar buxheti, pse nuk dyfishohen pensionet, paga dhe pensionet. Çmimet do vazhdojnë të rriten, pensioni juaj do rritet me 1%.

Kjo nuk është paketë fiskale, por gjobash. Nuk ndodh në BE që të hartohet një paketë penalitetesh për qytetarët.

Propozimet:

Ulni ngarkesën fiskale, çmimet po shkojnë në stratosferë.

Mos bëni si gjitholog, dëgjoni ekspertë e fushës dhe qytetarët e këtij vendi.

Hiqni TVSH-në për kompanitë që investojnë në energjinë e rinovueshme

Hiqni akcizën e gazit.

Ndaloni rritjen e pandalshme të inflacionit.

Mundësisht mbajeni një premtim dhe çojeni buxhetin e arsimit në 5.5% siç keni premtuar.

11 mln euro do shkojnë për pronarët e inceneratorëve, për tre inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe 1 në Tiranë që i ka pronarët në arrati. SPAK vijon të mos thërrasë kryetarin e bashkisë që me vulën e tij i ka hapur rrugë ndërtimit të kësaj firme”, tha Këlliçi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vera: 10/11/2022 12:17

    Kto jan fare mer vlla ,rritja e cmimeve po ndodh me gjith boten po ne jemi mir as nuk duhet te ankohemi fare

    Përgjigju
  • Esi: 10/11/2022 12:16

    Cmimet jane rritur kudo dhe eshte me se normale por duhet ti jemi mirenjohes qe skeni rritur energjine elektrike

    Përgjigju
  • Henri: 10/11/2022 12:11

    Keto te cudisin fare ,pupupu keto te fusin per poshte nese do ishin ne pushtet

    Përgjigju
  • bobo: 10/11/2022 12:10

    Imagjino te jete ky deputet e te japi propozime te tilla sikur ja ka bere gati mami

    Përgjigju
  • Jorgo: 10/11/2022 12:09

    O bos cmimet nuk jane rritur vetem ne Shqiperi por ne te gjithe boten dhe kjo per shkak te luftes

    Përgjigju
  • juli: 10/11/2022 12:00

    ca alternativash me aman ato se duan veten tani

    Përgjigju
  • ymeri: 10/11/2022 11:58

    Imagjinoje ky llum do me u bo kryetar bashkie qr

    Përgjigju
  • juli: 10/11/2022 11:57

    po mi po o xhupe a do merrni me lek nga rusi apo ju a kan ndaluar tranziksjonet hahahaah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen