Kuvendi shtyn më 12 korrik
skandencën e reformës zgjedhore

Kuvendi shtyn më 12 korrik <br />skandencën e reformës zgjedhore
TIRANE - Kuvendi ka rimandatuar komisionin e reformës zgjedhore, duke i dhënë dhe një mandat tjetër për të përmbyllur amendimin e Kodit Zgjedhor.
Parlamenti vendosi te shtyjë me tre javë punën e komisionit të reformës zgjedhore. Me 117 vota pro dhe një abstenim Kuvendi ka votuar për shtyrjen e afatit të punës së këtij komisioni deri në datën 12 korrik.

Dy ditë më parë bashkëkryetari socialist i komisionit, Damian Gjiknuri, i kërkoi parlamentit rimandatimin e tij dhe më pas përfundimin e çështjeve të mbetura pezull, për të cilat palët nuk kanë gjetur dakortësi. Zyrtarisht mandati shtesë i komisionit për reformën zgjedhore përfundoi më 15 maj, por palët nuk kanë rënë ende dakord për dy çështje: kompozimin e KQZ-së dhe procesin e ankimimit.

Ndërkaq, në fillim të seancës plenare ka bërë betimin e tij në Parlament deputeti më i ri i grupit parlamentar demokrat, Vath Tabaku. Deputeti i qarkut të Tiranës zëvendësoi Bujar Nishanin, pas zgjedhjes së tij në postin e Kreut të ri të Shtetit.

(kz/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar