PD përsërit skenarin: Përplasje e flakë në Kuvend! S’lejon socialistët të hyjnë! Noka sërish me benzinë në Parlament, i vë flakën manekinëve! PS voton ligjet!(VIDEO)

TIRANË- Për afro 2 orë, oborri i Kuvendit u kthye sot (3 tetor) në arenë përplasjesh dhe tensionesh, ku edhe këtë seancë nuk munguan flakët. Ndonëse pjesa dërrmuese e tyre, mbarte me vete masën e përjashtimit nga seancat plenare, deputetët e opozitës vijuan edhe këtë të enjte, skenarin e pengimit të një parlamenti normal, pas burgosjes së Ervin Salianjit.

Për ta vënë në jetë planin u paraqitën 1 orë para, por që në fillim u përballën me kordonin e Gardës, i vendosur në hyrje të parlamentit për të ndaluar hyrjen brenda të deputetëve të përjashtuar. Gardistët në detyrë u bënë shënjestra e parë dhunës dhe akuzave.

Për të mos lejuar as futjen e kolegëve socialistë në sallë, opozita u shpërnda për të bllokuar në të gjitha hyrjet e parlamentit. Këtu nisën përplasjet e para dhe më të ashpra me kolegët e maxhorancës deri në përplasje fizike.

Fillimisht Bledion Nallbati, e më tej dy protagonistët Gazment Bardhi e Flamur Noka nuk lejuan ministrat e deputetët e maxhorancës të futen në parlament

Një përplasje pati edhe mes Flamur Nokës e deputetëve Paulin Sterkaj e Frrok Gjini të PS, që akuzave se opozita po arrestohet, ia dhanë përgjigjen menjëherë.

Bllokada e demokratëve zgjati për minuta të tëra, derisa socialistët gjetën zgjidhje duke u futur nga dyert e emergjencave. Të njëjtën zgjidhje gjeti edhe kryeparlamentja Elisa Spiropali, ardhja e eskortës të së cilës e nxori blof opozitën.

Pavarësisht aksionit demokrat, 69 deputetë të PS dhe 2 deputetë të PDIU arritën të futeshin dhe seanca u zhvillua për 27 minuta.

Teksa në sallë diskutohej e votohej rendi i ditës, PD vuri në jetë pjesën e dytë të skenarit. 4 manekinë, me imazhin e kryeministrit Edi Rama, ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllezërve të tyre Olsi Rama dhe Geron Xhafaj u vendosën në oborrin e parlamentit, aty ku edhe iu vu flaka. Rolin e piromanit, sërish e mori Flamur Noka. I shërbeu një shishe me benzinë.

Pasi manekinët u dogjën dhe u mbeti vetëm hiri, opozitarët u larguan. Gazment Bardhi dha këtë përgjigje për aksionin.Me t’u larguar opozita, pas tyre dolën edhe deputetët socialistë. Erion Braçe, e quajti hipokrizi aksionin me tensione.

Për ministrin për marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Ballën, e gjitha lidhet me integrimin në BE. Kur të gjithë u larguan, Detyrën e fundit e kreu policia. Ekspertët e kriminalistikës bënë inspektimet për dëmet në Kuvend, për të vendosur më pas nëse edhe provat e reja do të dërgohen sërish në SPAK njëjtë si disa ditë më parë deputetët zjarrvënës

I pyetur si do të vijojë aksioni i opozitës Bardhi tha 'radhën e kishte kryeministria"

Nga dhuna në seancën e kësaj të hënë, policia e referoi në spak për 23 deputë, etika përjahtoi 24, por nga socialistët nuk do të merren masa të tjera ndëshkuese.

Deputetët e PS që munguan në Kuvend
1-Agron Cela
2-Tatjana Pirro
3-Damian Gjiknuri
4-Fatmir Xhafaj
5-Ermonela Felaj
6-Delina Ibrahimaj

Ndiqni të gjitha lajmet në zhvillim....

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:24
PD kaos në Kuvend, Salianji reagon nga burgu i Fierit: Socialistët po sillen si viktima! Përdorin institucionet, si komisionet e partisë, për të fshikulluar lirinë

1727465412_ervinsalianji.jpeg

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Evin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit pas situatës së krijuar në Kuvend me kaosin e opozitarëve, menjëherë pas dënimit të tij me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Në një letër dërguar avokatit të tij mbrojtës, Ledio Braho, Salianji shkruan se socialistët po sillen si viktima.

Më tej, ai e akuzon qeverinë se përdor institucionet për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjësuar të drejtat.

“Shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse. Njësoj siç vjedhin dhe përgjegjësinë e mbajnë denoncuesit, siç shkretojnë dhe shkatërrojnë, siç e ndajnë Shqipërinë si plaçkë lufte për bandat dhe mes bandave, siç përndjekin administratën, shkatërrojnë meritokracine, sot po përpiqen të sillen si viktima.

Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eliminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Duke përdorur institucionet, si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjësuar të drejtat.

Krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.  Pas vrasjes, burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës. Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik”, shkruhet në letër.

Ora 15:53
PDIU i jep legjitimitet seancës plenare, dy deputetët opozitarë i shpëtojnë ‘rrethimit’ të Kuvendit

PDIU i ka dhënë legjitimitet seancës plenare të zhvilluar ditën e sotme, ndonëse deputetët demokratë bënë dy orë përleshje për të penguar punimet.

Pavarësisht se grupi i PD rrethoi hyrjet e Kuvendit dhe u përplas verbalisht e fizikisht me gardën e socialsitët, duket se dy deputetët e PDIU, Nusret Avdulla dhe Gëzim Ademaj i kanë shpëtuar ‘rrethimit’ dhe janë futur në sallë.

Me prezencën e tyre është arritur legjitimiteti, 71 deputetë të mjaftueshëm për të zhvilluar senacën plenare. Në sallë ishin vetëm 69 deputetë të mazhorancës.

1727963650_pjesemarrjanekuvend.jfif

Votimi për pjesëmarrjen në seancën plenare të 3 shtatorit 2024
Ora 15:32
PD kaos jashtë Kuvendit, ministri Malaj: Situatë e paprecedentë, cenim i demokracisë

1725440688_WhatsAppImage20240904at10.51.562.jpeg

Ministri i Finanacave, Petrit Malaj ka reaguar pas skenarit të opozitës në Kuvend, ku tentuan të pengojën socialisitët të futen në sallën plenare. Malaj shkruan se ngjarja e ndodhur sot është një një situatë e paprecedentë dhe një cenim i demokracisë.

“Ngjarja e ndodhur sot në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë është një situatë e paprecedentë, një cënim i rrezikshëm i demokracisë dhe vlerave të qytetarisë, që duhet të prevalojnë mbi të gjithë ne. Si Ministër i Financave, jam mandatuar për të zbatuar me rigorozitet Kushtetutën, për të punuar me ndershmëri dhe profesionalizëm për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim partiak dhe prosperitetin e vendit.

Dënoj sot dhunën e shkaktuar nga një grusht deputetësh të opozitës dhe dhunën në çdo formë të saj.

Shqipëria po përgatitet të çelë me Bashkimin Europian negociatat mbi kapitujt “Themelorë”, ndaj kjo situatë e papranueshme, nuk bën gjë tjetër veçse cënon drejtëpërdrejt imazhin e vendit dhe këtë më shumë se kushdo duhet ta kuptojë Opozita. Sot, është koha që të gjithë bashkë të punojmë për të ardhmen e vendit, për të ardhmen e fëmijëve tanë”, shkruan Malaj.

Noka dhe disa deputetë të tjerë demokratë u përplasën me Gardën dh etentuan që mos të lejojnë Malajn të futej në Kuvend.

Ora 13:09
'S'ka bir k... të më ndalojë, Ik se të degjeneroj grun! Hajde provoje... ' Përplasja verbale e deputetit Frrok Gjini me Asllan Dogjanin e Flamur Nokën në hyrje të parlamentit

Deputetët e përjashtuar të PD, së bashku me kolegët e tyre, bllokuan hyrjet e parlamentit pasi garda i ndalonte të hyjnë ata pas vendimit të sekretariatit etik të Parlamentit. Përplasjet u përshkallëzuan deri në konfrontime fizike mes deputetëve të të dy kampeve politike. Një moment ka qenë dhe përplasja e deputetit socialist Frrok Gjini me deputetët e PD-së, Flamur Noka dhe Asllan Dogjani të cilët nuk po e lejonin të hynte brenda.

Flamur Noka: Kur të hyjmë ne pastaj!

Frrok Gjini: Mua mos më prek me dorë se bën gabim

Flamur Noka: Ik tani Frrok ik

Frrok Gjini: Mua të mos më prekë me dorë cilido qoftë se bën gabim

Për kokë të fëmijëve nuk ka bir k… të më ndalojë mua të hyj brenda o I vdekun o I gjallë, futem në parlament unë.

Flamur Noka: Kam një orë këtu
Asllan Dogjani: Ore ti mos më prek mua se kam një orë këtu.  Unë do të hyj përpara ti pas meje

Frrok Gjini: Mos më prek me dorë. Ik se të degjeneroj grunë! Ik

Asllan Dogjani: Ti? Hajde provoje

Frrok Gjini: Hajde provojë
Flamur Noka: Hajde me mu të dalim.

Frrok Gjini: Mos më prek me dorë.
Flamur Noka: Kam dy orë këtu

Frrok Gjini: Nuk shkon kjo të iki unë. Nuk kthehem pas.
 Të …  (Ofendon)

Ora 11:31
Djegia e manekinave me benzinë, policia mbërrin në oborrin e Kuvendit

Pas mbarimit të seancës plenare në Kuvend dhe aksionit të opozitës jashtë saj, menjëherë në oborrin e parlamentit kanë mbërritur ekspertët e kriminalistikës së policisë së shtetit.

Ata po këqyrin vendin ku iu zjarri manekinave prej deputetit Noka përpara hyrjes kryesore.

Gjatë aksionit të sotëm deputetët vendosën 4 manekina me fytyrat e kryeministrit Rama, vëllait të tij Olsi, Fatmir Xhafajt dhe Geron Xhafajt e më pas Flamur Noka i hodhi benzinë dhe i vuri flakën.

Ora 11:19
27 minuta seancë, arritën të hyjnë 71 deputetë! Miratohet marrëveshje me Gjermaninë për ndryshimet klimatike, dështon zgjedhja e 2 anëtarëve të KLGJ e KLP

Në 27 minuta seancë plenare ditën e sotme ishin të pranishëm 71 deputetë, të cilët arritën të futeshin në sallë, pavarësisht aksionit të opozitës për ti penguar.

Ndërkohë u miratua një marrëveshje me Gjermaninë për përballimin e ndryshimeve klimatike.

Sakaq, dështoi zgjedhje e 2 anëtarëve nga Shoqëria Civile për KLGJ dhe KLP.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi ndryshoi krerët e grupeve të miqësisë.

Ilir Pendavinji zgjidhet si kryetar i grupit me Greqinë; Eslemvera Zake me Azerbajxhanin; Etjen Xhafaj me Katarin.

Ora 10:52
Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, shpreh mirënjohjen për punonjësit e Gardës së Republikës të cilët zbatuan urdhrin e sekretariatit të etikës që përjashtoi deputetët e PD-së për shkak të dhunës dhe kaosit të shkaktuar në seancën e 30 shtatorit.

“Padiskutim që deputetët që nuk janë dënuar, duhet të jenë në sallë dhe ata  që i pengojnë bëjnë një akt shumë të rëndë, jo vetëm ndaj tyre, por dhe ndaj Gardës së Republikës për të cilën kërkoj të gjithë mirënjohjen tonë dhe të publikut, që bënë një detyrë shumë  të vështirë dhe përballet me shumë sulme, me shumë fyerje  të pamerituara . Të gjithë ata janë baballarë, të gjithë ata janë vëllezër, janë bij dhe nuk meritojnë të  trajtohen në atë formë” tha Spiropali.

 

Ora 10:52
Përplasja e opozitës me gardën jashtë parlamentit/ Balla: Përsërisin marrëzitë e tyre! Po i marrin shqiptarët për budallenj, ndodh sa herë jemi afër BE-së

Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla foli për gazetarët pas mbylljes së seancës së sotme plenare. Balla komentoi aksionin e deputetëve të PD-së jashtë sallës, ku u përleshën me gardën dhe me deputetët e PS-së.

Ai thekson se është një përsëritje e marrëzive të kaluara të opozitës dhe ndodh në një moment historik kur Shqipëria po bëhet gati për tu anëtarësuar në BE.

'Pjesa më e madhe, e njoh, nuk është situatë që ndodh për herë të parë. Është bërë dhe çdo vjeshtë, edhe para 1 viti ishte e njëjta situatë.  Sa herë që Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit të vetë drejt BE-së, kemi konferencën e dytë qeveritare mes Shqipërisë dhe BE që hap kapitujt e anëtarësimit të vendit. Kush mendon se kjo sjellje ka të bëjë me një vendim të caktuar gjykate e ka gabim. Kush mendon ti marrë shqiptarët për budallenj e ka gabim. Një situatë që e kemi parë shpesh.

Kush mendon të përsërisi të njëjtin marrëzinë dhe të presi rezultat të ndryshëm është budalla thotë Anjshtanji. Dhuna nuk ka vend në demokraci. Nëse do isha deputet i opozitës do  e përdorja këtë nder duke folur ne emër të popullit. Në demokraci pushtetet janë të ndara, legjislativi, ekzekutivi, gjyqësori. PS nuk komenton vendimet e gjyqësorit. Është ndryshe të komentosh një fenomen dhe ndryshe një vendim gjykate. Ai fenomen duhet të marri fund. Kur vendimet e gjykatave bien në kundërshtim me njëra tjetrën kemi një autoritet mbi palët Venecian.'

Ora 10:44
'Ne nuk kemi hyrë kurrë me benzinë në parlament', Braçe ironizon: Në sallë shahen nga mëngjesi në darkë, te klubi pastaj të gjithë puthen (VIDEO)

Në mbyllje të seancës së sotme, deputeti socialist Erion Braçe u shpreh për gazetarët se PS kur ka qenë në opozitë nuk ka marrë kurrë benzinë me vete në Kuvend.

'Për ata nuk përgjigjem. Kanë tjetër shef ata. S’behëm dot shefi i tyre. E keni fjalën për Metën që hypi. Keni parë ndonjë herë të hymë me benzinë në parlament.
Aty shahet nga mëngjesi në darkë. Te klubi jo te klubi jo, puthen të gjithë aty', tha Braçe. 

Ora 10:35
'Si do vijojë aksioni?' Bardhi: Si të na teket! Radhën e ka kryeministria

Gazment Bardhi foli për mediat në mbarim të aksionit të sotëm të opozitës jashtë Kuvendit me përplasje me Gardën dhe dpeutetët socialistët. I pyetur si do vijojë aksioni, Bardhi përgjigjet: Si të na teket.

'Si të na teket. Do të veprojmë në raport me këtë godinë  me kryeministrinë dhe çdo godinë tjetër ku strehohet krimi dhe qëllohet ndaj atyre që luftojnë krimin. Ska patur asnjëherë marrëveshje me Edi Ramën. Kemi detyruar të na njoh të drejtat që ka opozita në kuadër të aksionit, u detyrua për shkak të aksionit. Dënimet janë shfuqizuar nga Gjykata. Nuk janë vendosur flakë Kuvendit. Karriget janë mjet pune, ka dhe detyrim ta dëmshpërblejë. Nuk është e Edi Ramës dhe as e Elisa Spiropalit.'

Ora 10:29
Deputeti socialist Frrok Gjini kërkon futjen në seancë të atyre që nuk janë dënuar, Spiropali: Ata që i pengojnë bëjnë akt të rëndë ndaj tyre dhe Gardës

Në nisje të seancës së sotme, deputeti socialist Frrok Gjini i kërkoi kryeparlamentares Spiropali që të lejohet futja në sallë e deputetëve që nuk janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës. Deputetët e PD-së të përjashtuar u bënë barrikadë sot sepse tentuan moslejimin e deputetëve të PS-së të futen në sallë.

Gjini: Deputetë jo të dënuar është mirë tu krijohet mundësia të jenë prezentë në sallë. Të marrin pjesë në debat në Kuvend.

Spiropali: Duhet të jenë në Sallë. Ata që i pengojnë po bëjnë një akt të rëndë ndaj tyre dhe Gardës. Ata përballen me fyerje, janë vëllezër prindër bij të dikujt e nuk meritojnë të trajtohen në atë mënyrë.

Ora 10:20
Deputetët e PD-së i vënë flakën manekinave, Noka hedh benzinën dhe ndez zjarrin sërish

Deputetët e PD-së i kanë vënë flakën 4 manekinave që i sollën përpara derës kryesore të parlamentit.

Ka qenë deputeti Noka ashtu si herën e shkuar, që i hodhi benzinë manekinave dhe u vuri flakën.

Opozitarët lëvizën nga vendi edhe simbolikën e tetorit rozë, për të vënë flakë manekinave.

Ashtu sikurse të hënën kur u dogjën karriget e deputetëve, tashmë deputetët e PD-së i vënë flakën 4 manekinave që kishin fytyrën e Geron Xhafajt, Fatmir Xhafajt, Olsi Ramës dhe kryeministrit Rama.

Ora 10:15
PS vijon seancën, deputetët e PD-së vendosin 4 manekina para derës kryesore të parlamentit

Janë disa të rinj të PD që në shenjë demonstrative kanë sjellë disa manekina që kanë si fytyrë imazhet të Geron Xhafajt, Olsi Ramës, kryeministrit Rama dhe Fatmir Xhafajt.

Për të sjellë simbolikën e protestës së tyre për arrestimin e Ervin Salianjit.

Manekinat janë vendosur në përpara derës kryesore të parlamentit.

Ora 10:07
PD jashtë, garda e ndalon të hyjë, socialistët vijojnë punimet e seancës parlamentare

E ndërsa deputetët e përjashtuar të PD-së vijojnë aksionin opozitar jashtë, brenda maxhoranca hapi seancën plenare dhe tashmë kanë filluar punimet.

 

Ora 10:03
Përleshjet e deputetëve të PD-së me gardën dhe socialistët, Alibeaj, Açka dhe Merita Bakiu mbeten jashtë hyrjes së parlamentit

Deputetët Enkelejd Alibeaj, Flutura Açka dhe Merita Bakiu kanë mbetur jashtë sot pa u futur në parlament për shkak të aksionit të deputetëve të tjerë opozitarë që po përleshen me gardën dhe deputetët e PS-së për të mos i lejuar të futen në sallë.

Nga pamjet duken Alibeaj, Bakiu dhe Açka që po qëndrojnë poshtë shkallëve të hyrjes së Parlamentit në pamundësi për tu afruar.

Ora 09:53
Makina e Spiropalit vjen në Kuvend, Noka: Nuk është brenda! Ka hyrë nga banja

Garda rrethon makinën e Elisa Spiropali që sapo erdhi në Kuvend. Noka dhe Bardhi erdhën menjëherë u afruan tek makina duke bërë thirrje të mos hapet makina dhe të mos dali Spiropali.

Noka: Zonja 5 milion  euro.

Nuk është në makinë, thotë Noka teksa sheh nga brenda automjetit të kryeparlmentares.

Makina është bosh, ka hyrë nga dera e banjës. Nuk përfaqësojmë popullin.

Ora 09:49
VIDEO/ Nallbati përze deputetin e PS nga hyrja prapa, djeg me cigare shefin e Gardës: Mirë ta bëra që të dogja, ik andej...!

Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar të gjitha hyrjet e Parlamentit sot (3 Tetor), për të penguar deputetët e PS-së të hyjnë në sallë.

Deputeti i PD-së Bledjon Nallbati, largoi me forcë një deputet të PS-së, i cili po tentonte të futej në sallën e Kuvendin nga pjesa e pasme, ku ndodhej edhe Garda e Republikës.

Nallbati dëgjohet që i thotë mes të tjerash "Hajdutë" apo dhe "Largohu".

Ndërkohë nga gazetarët që ndodheshin aty dhe sipas pamjeve filmike, gjatë përplasjes edhe me shefin e Gardës, deputeti Nallbati e ka djegur me cigare, teksa ai afrohej për të instruktuar vartësit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Teksa ai afrohet, ligjvënësi e shtyn dhe i thotë:

“Ik ore mos u afro! Na vini si burra të mirë. Ik largohu, ça do këtu?!”

Në këtë moment ai i përgjigjet se e kishte djegur me cigare. Por Nallbati vijon t’i kërkojë të largohet dhe i thekson se ia bëri mirë që e dogji.

“Mirë ta bëra që të dogja! Çfarë do këtu, ik andej...!”, i kthehet deputeti që ishte rreshtuar me kolegët e tij para gardistëve, për të penguar hyrjen e deputetëve socialistë në seancë paraditen e sotme.

Nallbati është përjashtuar me 2 muaj nga Kuvendi, për shkak të djegies së karrigeve seancën e 30 Shtatorit dhe bashkë me të edhe kolegë të tjerë të PD-së.

Ora 09:45
'Salianjin e morët në qafë ju! E futët vetë në burg!' Deputeti Frrok Gjini dhe Paulin Sterkaj përplasen me Nokën! Tensione në oborrin e Kuvendit (VIDEO E PLOTE)

Deputetët e përjashtuar të PD, së bashku me kolegët e tyre, bllokuan hyrjet e parlamentit pasi garda i ndalonte të hyjnë ata pas vendimit të sekretariatit etik të Parlamentit. Përplasjet u përshkallëzuan deri në konfrontime fizike mes deputetëve të të dy kampeve politike.

Përplasje pati edhe pranë derës së Kuvendit midis deputetit të PD Flamur Noka dhe deputetëve socialistë Frrok Gjini dhe Paulin Sterkaj.

Pjesë nga debati:

Paulin Sterkaj: “Hape rrugën se nuk jemi mirë as nga ana shëndetësore. Nuk më ndalon ti të hyj në parlament.  

Flamur Noka: “ Po mua kush më ndalon

Paulin Sterkaj: Të ndalon ligji ke thyer rregullat. Ke djegur karriget. 

Flamur Noka: Harroje Paulin! Po provokon
Paulin Sterkaj: Unë nuk jam provokator. Nuk mund të rrij me ty. Ti të hysh brenda kur të vijë dita, por stë ka ardhur dita.
Flamur Noka: "Kam dy orë që pres! Po kërkohet të zhduket opozita. Futën në burg Salianjin!" 
Frrok Gjini: “Hapeni rrugën! Doni të na bëni të hyjmë apo si.
 Frrok Gjini: Kaseta ju erdhi të gjithëve ju në dorë. Salianjin e morët në qafë ju. Më vjen keq për Salianjin. E bëtë kokë pusi. Ju e keni fut në burg vet! Paulini po unë jo. 
Paulin Sterkaj: Del sikur unë jam i kompromentuar me Flamurin.
Flamur Noka: Ne jemi në një betejë jeta a vdekje. Tani ju e keni betejën e humbur."

Ora 09:43
Ministrat dhe deputetët e PS gjejnë hyrje tjetër për në sallë, Bardhi nuk i ndal dot: S'ju vjen zor

Nga pjesa e pasme e Kuvendit disa deputetë të opozitës nuk kanë lejuar futjen në sallë të ministrit të jashtëm, Igli Hasani. Ndërkohë pati dhe një debat me deputetin Gazment Bardhi.

Bardhi: Largohu të lutem. Ne kemi ardhur me vota. Të ka emëruar krimi.

Hasani: Ul gishtin

Bardhi: Bashkë me ushtarin e Ergys Agasin, që është ministër i brendshëm. Sju vjen zor. Pinjoll i Enver Hoxhës.

Sakaq, u afrua ministri i brendshëm, Ervin Hoxha i cili arriti të futej së bashku me Hasanin, nga një hyrje tjetër.

Ora 09:37
'Ul gishtin! Ti je narko', Noka debat me ministrin Hasani dhe Niko Peleshin: O Flamur po flisni përçart

Debate mes Flamur Nokës, Niko Peleshit dhe Igli Hasani tek shkallët e parlamenti sot.

Noka: Jam unë

Hasani: Ule gishtin

Noka: TI përfaqëson hajdutët

Hasani: Ul gishtin! Ti je  narko.

Noka: Jam zgjedhur me votën e popullit. Kur të marrësh votën.

Peleshi: Shiko provat çfarë ke bërë ditën e enjte.  O Flamur nuk di çfarë po thua. Po flet përçart. Nuk dogjëm as karrige.

Noka: Kam djegur karrigen time. Ke djegur paratë,. Ku i çuat paratë. Qani me lotin e krokodilit.

Ora 09:32
Deputetët e përjashtuar rrethojnë kuvendin, Flamur Noka përplaset me Peleshin

Flamur Noka përplaset me Niko Peleshin, kreun e grupit të PS-së.
“Ec! Ec' i tha Noka

"Keni tre kukulla në komisionin e rregullores e përjashtoni opozitën" tha Gazment Bardhi

 

Ora 09:31
VIDEO/ Flamur Noka e deputetët e PD-së 'luftë' me gardistët, nuk lejojnë futjen në Kuvend të ministrit të Financave! Shikoni përplasjen nga dera prapa

Disa deputetë të PS-së kanë arritur të futen në sallën e parlamentit megjithë aksionin e deputetëve te opozitës për të mos lejuar futjen e tyre ne sallë.

Por më tej deputetët e PD-së, mes tyre dhe Flamur Noka është acaruar me ardhjen e gardistëve të tjerë nga pjesa prapa të cilët shoqëronin ministrin e Financave Petrit  Malaj për të hyrë brenda. Garditët kanë tentuar të hapin rrugën por janë ndaluar nga Flamur Noka e deputetë të tjerë. Madje në një moment ka pasur dhe përplasjen fizike të Flamur Nokës dhe Gardistëve. Deputeti i cili është përjashtuar me 60 ditë nga Kuvendi ka tentuar me cdo kusht të mos lejonte ministrin e Financave të hynte brenda. Në ndihmë të tij kanë qenë dhe deputetët e tjerë. 

Ndërkohë ata nuk lejuan futjen në sallë të ministrit të Financave Petrit Malaj.

Ora 09:20
Të përjashtuar nga Etika/ Deputetët e PD-së bllokojnë hyrjet në parlament, nuk do lejojnë futjen e socialistëve në sallë

Deputetët e PD-së janë vendosur në të gjitha hyrjet e parlamentit për të mos lejuar futjen deputetëve të PS-së.

Pas përjashtimit nga seancat plenare, opozitarët kanë shkuar 75 minuta më herët se të filloj seanca sot, teksa u gjendën përpara gardës që nuk lejoi futjen e tyre ne sallë.

Më pas ata janë vendosur në të gjitha pikat e hyrjeve në parlament për të mos lejuar futjen e deputetëve socialistë në sallë për zhvillimin e seancës.

Ora 09:12
Janë të përjashtuar, deputetët PD tentojnë të futen në Kuvend nga hyrje dytësore, por dyert janë të mbyllura

Deputetet e PD-se të përjashtuar jashte kuvendit, Garda i ndalon hyrjen

Deputetët e PD-së të përjashtuar po përpiqen të hyjnë në kuvend përmes hyrjeve të tjera në kuvend por dyert janë të mbyllura.

Në një hyrje dera është e mbyllur me zinxhir e kyç.

Ora 09:02
Tabela/ 24 emrat e deputetëve PD të përjashtuar që nga sot u ndalohet hyrja në Kuvend

1727938234_parlamenti.JPG

Sot hyn në fuqi vendimi i sekretariatit të etikës që përjashton 24 deputetët e PD-së nga aktiviteti parlamanetar si masë ndëshkimore për djegien e karrigeve, kaosin dhe hedhjen e këmbës së karrigeve dhe sende të tjera drejt kryetares së Kuvendit dhe ministrave në seancën parlamentare të 30 shtatorit 2024. 

24 deputetët e PD të përjashtuar 
1.Gazment Bardhi    -  60 ditë i përjashtuar
2.Flamur Noka         -  60 ditë i përjashtuar
3.Bledion Nallbati    -   60 ditë i përjashtuar
4.Edi Paloka            - 10 ditë i përjashtuar   
5.Saimir Korreshi     -  40 ditë i përjashtuar
6.Lefter Gështenja   -  40 ditë i përjashtuar
7.Luan Baçi -             - 40 ditë i përjashtuar
8.Agron Gjekmarkaj -  40 ditë i përjashtuar
9.Dhurata Çupi -        - 40 ditë i përjashtuar
10.Xhelal Mziu           - 40 ditë i përjashtuar
11.Ina Zhupa             -  40 ditë i përjashtuar
12.Zheni Gjergji        -  40 ditë i përjashtuar
13.Helidon Bushati   -  40 ditë i përjashtuar
14.Lindita Metaliaj    -  40 ditë i përjashtuar
15.Ramadan Lika     -  40 ditë i përjashtuar
16.Asllan Dogjani    -   40 ditë i përjashtuar
17.Qani Xhafa          -  40 ditë i përjashtuar
18.Flamur Hoxha     -  40 ditë i përjashtuar
19.Isuf Çela             -  40 ditë i përjashtuar
20.Kastriot Piroli     -  40 ditë i përjashtuar
21.Lodovik Hasani  -  40 ditë i përjashtuar
22.Kasem Mahmutaj-  40 ditë i përjashtuar
23.Edmond Spaho -    40 ditë i përjashtuar
24.Dashnor Sula   -     40 ditë i përjashtuar
Ora 08:48
Garda nuk lejon futjen në parlament të deputetëve të përjashtuar, Bardhi: Hape pak rrugën, çfarë ka ndodhur?!

Forcat e gardës nuk kanë lejuar sot të futen në sallën e parlamentit deputetët e PD-së të cilët u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës për sjelljen në seancën e fundit.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, duket që deputetët Gazment Bardhi, Elda Hoti, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Flamur Noka, Dhurata Çupi nuk lejohen të futen në sallë.

Nga pamjet dëgjohet zëri i Gazment Bardhit që i thotë gardistëve: Hape pak rrugën, çfarë ka ndodhur?!

Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledjon Nallbati u përjashtuan me 60 ditë për kaosin dhe djegien e karrigeve seancën e fundit. Edi Paloka u përjashtua me 10 ditë, ndërsa 20 deputetë të tjerë të PD-së me 40 ditë përjashtim.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptar: 04/10/2024 13:11

    Mire tu behet nuk e kane fajin kta qe bertasin dhe sulen sepse ku te gjejne do bejen por fajin e kane njerezit qe jau bejen te mundur kte

    Përgjigju
  • Taypi: 03/10/2024 20:48

    Ky muli me vertet eshte i digjeneruar si njeri.. Debil fare.. Nuk e kuptoj kush e voton kete monster

    Përgjigju
  • SalSatani: 03/10/2024 19:08

    KTA TË PD DUKET SIKUR BËJNË RITE SATANIKE ... NJËJER ME DJEGIE PARA BASHKIS.... NJHER ME DJWGIEN E KARIKEVE.... TANI ME DJEGJEN E KUKULËAVR WUDU .... TAMAM RITE SATANIKE.... DUAN TË DJEGIN DHE SHQIPËRINË ME ARDHJEN E ZOTIT SALI DJALLI.....

    Përgjigju
  • Lutfi: 03/10/2024 18:03

    Po ca shefi garde ai esht pijaneci gardes

    Përgjigju
  • Shum sexi spiropali: 03/10/2024 17:46

    Lum ne per keta deputet e opozites

    Përgjigju
  • Ligji: 03/10/2024 16:33

    Nuk jam dakort as me denimin dhe as me ceshtjen Salianji por nje pyetje kam: Kaq torollake jane keta devollinjte si Salianji dhe Nallbati qe i perdorin si lecka dyshemeje horrat e PD ne parlament dhe parti? Po perse more Nallban behesh protagonist kur nuk ke by*** ta mbash si pergjegjesine ligjore dhe ate personale? Kush je ti more fshatar qe prek me dore dhe shtyn te tjeret? Protesto, blloko, futu ne greve urie po je burre qe nuk je, por mos bej garipin se neser nuk te mbron as Muli as Saliu dhe as Bardhulja. Jam 100% dakort me protesten por pa cenuar fizikisht askend.

    Përgjigju
  • Tutu: 03/10/2024 16:11

    Kjo tregon qe PD eshte nje parti e mbushur me injorante dhe pa karakter , me rrugaçe ordiner rrugesh qe nuk kane haber per asgjje tjeter vetem per dhune rruge.. dhe kur kishin pushtetin keshtu silleshin.. mos harroni 26 Majin, 97 ten…21 Janarin etj.. po keto fytyra shfaqen gjithmone..

    Përgjigju
  • Sara: 03/10/2024 14:58

    Ja vlejti me e pa. Sodomos Kriminalistika ne fund hahahha

    Përgjigju
  • Eri: 03/10/2024 14:18

    Garda kapini me dore ato duan ti kapesh me shqelma po me dore te hapni rrugen ministrave deputetve qe kane drejt me hy brenda do dilni me te fituar keni mbeshtetjen e neve qytetarve

    Përgjigju
  • Emigranti: 03/10/2024 14:09

    E moje shqipnin si nuk po e ban nje dite te mire.

    Përgjigju
  • Arben: 03/10/2024 12:18

    Ka mbetur vetem nje gje per tu bere! Te hiqet me ligj opozita per 30 vjet! Te drejtojne Shqiperine PS me ambasadat e SHBA dhe Britanise!

    Përgjigju
  • Sala: 03/10/2024 11:20

    Po c fare prisni nje ju te policis dhe ju te spakut nje byth katunari nje i pa afte tju sjefh verdall kapeni maskarain dhe raseni brenda se si shume po e kruan bythen

    Përgjigju
  • Votimet: 03/10/2024 10:57

    PS eshte mesuar me bo ligje pa qene fare opozita madje Rama thote do zoti ikin vet edhe nja kater vjet te mos futen fare ne lista keshtu mendon Rama se è ka me te lehte cdo ligj! Tani nese populli krijon nje opozite me intelektual te mirfillte kam frike qe riciklohet komplet si opozite me parti-individ bie nga kategoria

    Përgjigju
    • Andi: 03/10/2024 17:17

      O votues, ligjet kërkojnë një minimum të caktuar deputetësh për votim. Nëse numrin e plotëson PS, normal qe nuk ka ca i duhet opozita. Po ka shumë të tjera që duhen 3/4 si ndryshimet në kushtetute. Dhe ky format është i tillë prej qindra vitesh. Ama se ti don ta interpretosh si të teket ty me cektesine tende, vazhdo

  • Votues: 03/10/2024 10:45

    Deputetet e PDse po sulmojne fizikisht njerezit per shkak te detyres. Policise i lejohet t’i arrestoje ne flagrance dhe t’i shoqeroje ne komisariat deri sa te qetesohet situata. Nuk e bejne sepse shpresojne qe skena te tilla dhune e anarkie t’i vene ne rresht votuesit tradicionale te PS diten e votimit. Ta harrojne. Nuk votoj me per llumin e ketij vendi, as “djathtas”, as “majtas”. Do votoj per njerez me dinjitet: Levizjen Bashke te Arlind Qorit.

    Përgjigju
  • Ina: 03/10/2024 10:30

    Aman na shpifi deputetja Lindita Metalija duke dale para kamerave me e pa Sali krimineli,qe mos te hupi karriken e deputetes,kur ishte Basha irrinte para mbrapa,sa e peshtire

    Përgjigju
    • Votime: 03/10/2024 11:03

      As 1000 vota nuk I mer tani Jane hap listat do ta kuptosh qe PD e pa ricikluar me keto figura as 7-9deputet nuk I nxjer, lufta 2025 behet kush do jete opozita , Basha inteligjent eshte terheq nga beteja duke thene po jua lej ketyre dhe keshtu ne 2025 Basha merr perseri opoziten e djathte duke ju lenë pretekstin e humbjes grupit perballe te djathte ! Ne gjithe boten partite e dhathta kane ekspert shume afte ekonomise tregtise ketu partite e djathta ngjajne keto dhjet vite si parti koperativash , pra politika ne Shqipëri ka vende vakante sidomos parti djathta qe duhet te Kete prurie te reja ! Deputet nen 48 vjec e lart nuk duhet fare te jene duhet riciklim figura reja 35-48 vjec dhe e shikon sesi opozita e rrezon partine mazhorances me 20 vjet pushtet korrupsion dhe çorapllek! Ne Austri u dha dorheqje per dicka Vogel fare ne Shqipëri nuk iken kush nga detyra

  • Emigranti: 03/10/2024 10:21

    Ketyre socialistave mir ua bejn Sepse ky noka eshte i mbytur ne zullum dhe keta e lene te bertasi si budall Nxirjani te gjitheve pocaqilleqen qe kan bere Eshte faji jone qe i cuam keta rrugacer ne kuvend

    Përgjigju
  • Koli: 03/10/2024 09:48

    Me keta horra rrezik per Atdheun PS e fitoi perseri elektoratin gri. Edi Rama ferkon duart ne kete moment. Pervec kesaj skai chat po nxjerr shume. Me keqardhje shpreh se nuk ekziston opozite ne Shqiperi. Nqs PD LR tregon gjuhen e kaosit dhe dhunes duhet te shfaqet force tjeter politike per opozite. Deri atehere PS do fitoje gjithmone e me shume deputet, e vetme. Dhe nqs PS fiton mbi 2/3 e parlamentit sa te kete mundesi te ndryshoje dhe kushtetuten e vendit edhe kjo nuk eshte gje e mire. Gjithsesi PD LSI kane marre fund.

    Përgjigju
    • Qytetari: 04/10/2024 13:10

      Elektorati gri nuk voton as PS dhe as PD

    • A...Zh: 03/10/2024 15:34

      Une, cili sondazh mor aman?!

    • Une: 03/10/2024 10:40

      Sondazhi thot ndryshe o kol feke

  • Latif aga: 03/10/2024 09:05

    Dhunës me dhun duhet ti përgjigjen gardianët që paguhen për atë pun!

    Përgjigju
  • Ehuu: 03/10/2024 09:03

    Keni gjetur ketu ju, se ne vende te evropes as per roje nuk ju linin jo me te beheshit deputet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar