Zbardhet përbërja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar/ Emrat e deputetëve që do të mbledhin fakte për raportin e Dick Marty

Zbardhet përbërja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar/ Emrat e deputetëve që do të mbledhin fakte për raportin e Dick Marty

Kuvendi i Shqipërisë

Ditën e nesërme pritet që të votohet në Kuvend përbërja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty.

Report Tv zbardh emrat që do të përfaqësojnë mazhorancën dhe opozitën në këtë komision. Nga shumica mësohet se anëtarë do të jenë deputetët Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj. Ndërsa nga opozita do të marrin pjesë në Komision Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi dhe deputetja e pavarur Elena Xhina.

Me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim, Kuvendi miratoi të enjten e kaluarngritjen e Komisionit të Posaçëm për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë, që implikonte UÇK-në. Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili është edhe propozuesi i ngritjes së këtij Komisioni të Posaçëm tha në Kuvend se qëllimi nuk është hetimi i kryedemokratit Lulzim Basha. "Basha të rrijë i qetë", tha ai, sipas së cilit qëllimi i këtij Komisioni është mbledhja e të gjithë dokumenteve që ekzistojnë në Shqipëri në një raport të vetëm për të pastruar imazhin e Shqipërisë.

Komisioni do të hartojë një raport të detajuar përmbledhës dhe informues për të gjitha këto çështje dhe ti prezantojë Kuvendit brenda një afati 3 mujor dhe për ta bërë këtë do t'i vihet në dispozicion dokumentacioni i plotë që disponojnë institucionet publike sipas ligjit në fuqi lidhur me dokumentacionin zyrtar dhe atë të klasifikuar. Propozimi i numrit 2 të socialistëve erdhi për shkak të debatit që ka krijuar raporti i Dick Marty rreth rolit në luftën për çlirimin e Kosovës të disa drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pretendimeve për ekzistencën në veri të Shqipërisë të burgjeve të UÇK.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja