Deputeti Flamur Noka u bë sërish protagonisti kryesor i kaosit për të mbrojtur Sali Berishën në seancën e sotme ku do të votohej dhënia e autorizimit të SPAK për arrestimin e këtij të fundit.
Ndonëse vite më parë ka qenë dhe ministër i Brendshëm i vendit në kohën e qeverisjes Berisha (3 korrik – 2012 – 16 mars 2013) pra dhe ministri tyre që kishte detyrë ti mbronte sot është kthyer ndër deputetët më të flaktë kundër tyre, edhe pse e di shumë mirë që ata janë aty e bëjnë detyrën.
I qëllon me karrige, i kërcënon me tymyese, i tërheq për xhakete.
Edhe në seancën e sotme ai ishte protagonisti kryesor.
Fillimisht mori karriget dhe i vendosi pirg mu përpara gardistëve të cilët këtë herë ishin bërë gardh para foltores me qëllim që të mos lejonin deputetët e rithemelimit të përsërisnin skenarin e seanca të kaluara.
'Hiqi duart se mu në kokë e ke. Hiqi duart!' i tha ai.
Nokës që ‘i janë errur sytë’ nga Sali Berisha ishte pajisur me tymuese blu të cilat pasi i ndizte kërcënoi disa herë dy gardistë të cilët iu afruan tia hiqnin.
Krahu i djathtë i Berishës është parë të kërcënojë dhe operatorët e të hipë mbi kangjellat e Kuvendit të dalë nga dera dhe më pas të hyjë sërish përmes dritares.
E megjithatë i gjithë skenari i tij i kaosit nuk e ndal dot atë që është e drejtë. Përballjen e Sali Berishës me SPAK, si çdo shqiptar tjetër i cili nuk duhet të jetë mbi ligjin por i barabartë para tij.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
49.3%
-
Të gabuar
36%
-
Nuk e di
14.8%
Vota total: 1179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Kandidimi i Berishës i paligjshëm, Salianji duhet t'i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD
17 Mars, 21:14
-
Ylli Pata: Bojkoti i PD në Kuvend për Iranin, një akt politik
17 Mars, 20:04
-
‘Rezoluta për Iranin, një raketë prej letre’, Shehi ‘godet’ majtas e djathtas: Protestat i shërbejnë vetëm Berishës, zgjedhjet e reja do e gjejnë PD-në me shefa të tjerë
17 Mars, 20:04
-
‘Gonzato mashtron në Bruksel për qëndrimet e PD’, Delegacioni i BE për Report Tv: Berisha spekulon, nuk komentojmë
17 Mars, 19:55
-
Roland Lami: Kur pushteti gëlltit krijesën e vet
17 Mars, 19:42
-
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë! Do e nxjerr partinë nga moçali ku e kanë zhytur
17 Mars, 19:24
-
Namir Lapardhaja: T’i varësh Gaz Bardhit në qafë ndryshimet statuore
17 Mars, 15:05
-
SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha
17 Mars, 14:43
-
‘Edhe natën duhet të çohemi për kërkesat e SHBA’, Ilir Yzeiri për Report Tv: SPAK të faktojë që hetimet ndaj zyrtarëve janë reale
17 Mars, 14:37
-
A do garosh për kreun e PD? Berisha: Po si e bëni këtë pyetje...neni ‘Basha’ s’ka përse të ndryshojë, s’u dorëhoqa se 11 maji ishte farsë (VIDEO)
17 Mars, 14:02
-
Rrënjët e SPAK, familja Durda dhe hileqarët e Demokracisë
17 Mars, 11:35
-
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, miratohet me 79 vota pro rezoluta e PS! PD bojkoton: Nuk ishte në rend dite
17 Mars, 07:17