Kuvendi zgjedh anëtarët e komisionit
të Dosjeve, zgjidhet dhe anëtari i KQZ

Kuvendi zgjedh anëtarët e komisionit<br />të Dosjeve, zgjidhet dhe anëtari i KQZ
Kuvendi votoi anëtarët e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të Sigurimit, i cili do të marrë pjesë në procesin e vettingut të së shkuarës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në komunizëm.
 
Opozita braktisi votimin për aq kohë sa u bë e qartë se kandidati i propozuar prej saj nuk përmbushte kushtet dhe do të rrëzohej në votim. Dhe ashtu ndodhi, Salami Zalli kishte vetëm 9 vota pro, 67 kundër dhe 4 abstenime.
 
Gentjana Sula, kryetarja e këtij institucioni u votua me 77 vota pro, Altin Hoxha propozim i LSI-së, mori 76 vota, ndërsa Mariglen Kasmi i propozuar nga PS 77. E kaluan provën e votës dhe 2 anëtarët e propozuar nga shoqatat e ish të përndjekurve si Simon Miraka dhe Daut Gumeni.
 
Në të njëjtën seancë të gjatë ku debati ashpër solli ndërprerjen 3 herë radhazi u votua dhe anëtari i ri i KQZ-së. Bledar Skënderi, ish zv/Drejtori i Burgjeve triumfoi me vota ndaj Erik Skëndajt, të dy propozime të PS-së. Skënderi do të zëvendësojë për 2 vitet e ardhshme Denar Bibën, aktualisht kryetar të KQZ-së.

Në votim, krahas opozitës, nuk morën pjesë deputetët e Libras, Ben Blushi e Mimoza Hafizi.
 
Votimi për anëtarët e komisionit të dosjeve:
 
Gentiana Sula – 77 pro, 1 kundër, 1 abstenim
 
Altin Hoxha, propozim i LSI- 76 pro, 1 kundër, 3 abstenim
 
Mariglen Kasmi propozim i PS, 77 pro, 3 kundër  
 
Selami Zalli, nga PD, 9 pro, 67 jo, 4 abstenim
 
Daut Gumeni, nga të përndjekurit, 76 pro, 3 kundër
 
Simon Mirakaj, Shoqata e të Drejtave të Njeriut, 75 pro, 3 kundër

Votimi për anëtarin e ri të KQZ:

Bledar Skënderi -  74 vota pro, 4 kundër, 2 abstenim 

Erik Skendaj -  3 vota pro, kundër 36, 38 abstenim 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri