Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, Manastirliu: Fjalori me 120 mijë fjalë, dëshmi e kulturës sonë shprehimore

 

Në ditën e dytë të Kuvendit Kombëtar për Gjuhën Shqipe, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, vuri theksin te rëndësia historike e kësaj vepre dhe simbolikën e prezantimit të tij në një ditë të rëndësshme si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Ajo e cilësoi këtë vepër si një dëshmi të kulturës sonë shprehimore.

'Në datën 22 nëntor, ne kujtojmë një nga momentet më domethënëse të historisë sonë kombëtare, Kongresin e Manastirit.  Sot, 116 vite më pas, përmes këtij fjalori, ne vijojmë të përmbushim atë mision të rilindësve për ruajtjen e identitetit dhe forcimin e gjuhës sonë amtare. Ky fjalor është më shumë se një thesar fjalësh. Është një dëshmi e kulturës sonë shprehimore dhe e rrugëtimit të gjuhës shqipe. Me rreth 120 mijë fjalë, ky fjalor përfaqëson një arkiv të gjallë të trashëgimisë sonë gjuhësore dhe një mjet të fuqishëm për studiuesit, nxënësit dhe çdo përdorues të gjuhës shqipe.” tha Ministrja Manastirliu.


Lajmi kryesor:

Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues


S.B/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e kryeministri urojnë besimtarët katolikë, Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit!

Krishtlindja, Presidenti e kryeministri urojnë besimtarët katolikë, Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit!