Kuzhina vlonjate në “Rreze Dielli”

Për të gjithë besnikët e kuzhinës shqiptare tradicionale, dita e premte në A1 Report është një ditë që i kushtohet traditës, recetave të vjetra që jo të gjithë dimë t`i gatuajmë por që shijet e tyre i kujtojmë.

kuzhina vlonjate
Në këtë puntantë, në kuzhinën me zonjën Tefta dhe Eneidën, i ftuari nga Vlora, kuzhinieri Ermir Xhuveli, solli për të gjitha amvisat gatime tradicionale nga qyteti i Vlorës.

Kështu, e premtja e gatimeve tradicione shqiptare, e ndali rrugëtimin e saj në qytetin bregdetar të Vlorës.
 kuzhina vlonjate
Por, cilat ishin gatimet që erdhën nga ky qytet i cili mbahet për gatimet e produkteve të detit?
 
Kuzhinieri Ermir Xhuveli gatoi tre receta të ndryshme të cilat sollën gatimet vlonjate të dikurshme, edhe pse në këtë qytet, duke qenë se është turistik e vizitohet nga shumë të huaj, janë futur në kuzhinë shumë elementë të huaj.
kuzhina vlonjate

Por, tradita do që të ruhen disa gatime të cilat janë simbol i këtij qyteti.

Duke uruar ditën e të dashuruarëve “Shën Valentinin”,  Ermiri e filloi kuzhinën me gatimin e ngjalës me qep.

 kuzhina vlonjate

Ai tregoi dhe mënyrën se si duhet pastruar ngjala duke hequr lëkurën e ngjalës. Për të hequr lëkurës e tyre duhet të përdoret kripë e trashë ose hi në mënyrë që të mos të rrëshkas dora gjatë pastrimit.
kuzhina vlonjate
Ermiri solli eksperiencën e tij të gatimeve në shumë vende të botës. Në Amerikë ai u specializua për kuzhinier në një prej shkollave në Florinda.
 
Ai solli në kuzhinë për të gjitha amvisat gatimin e ngjalave për arsye të vlerave të mëdha ushqimore që ka ky peshk i egër i detin tonë. Ermiri tha që ngjala është shumë e pasur me vitaminat A, B1, D dhe ka shumë kalçium e hekur.
 kuzhina vlonjate
Ermiri përveç Amerikës, Kanadasë, Italisë ku ka mësuar dhe gatuar në këto shtete ka qenë dhe në Kinë e Izrael.
 
 Në kuzhinën izraelite ai rrëfeu se ajo është një kuzhinë e lindjes së mesme ku duhet të gatuhen ushqime që janë të përshtatura me fenë e tyre.
kuzhina vlonjate

 Ermiri tha që perimet duhet të ishin të kontrrolluara në mënyrë rigoroze nga insektet duke i larë ato me sapunë specifikë për kuzhinën.

kuzhina vlonjate

Ngjala me qep

Ngjalë
Qepë
Vaj ulliri
Verë e bardhë
Salc domate
Majdanoz
Rozmarinë

kuzhina vlonjate
 
Sallatë me portokalle e limona
Lule lakër
Portokalle
Limon
Qepë e kuqe
Ullinj
Krip
Vaj ulliri
 
 kuzhina vlonjate

Ëmbëlsirë me salc kosi, luleshtrydhe e mjalt
Luleshtrydhe
Mjalt
Stika
Fistiqe
Salc kosi
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 
 
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së

Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së