Turqia vazhdon të jetë në gjendje mjerane nga tërmeti tragjik i cili numëroi 11.200 viktima. Ekipe shpëtimi nga e gjithë bota kanë shkuar në Turqi për të ndihmuar të prekur nga tërmeti në zonat më problematike të Turqisë. Rasti i fundit i ndihmës vjen nga një kuzhinier spanjoll, Jose Andres, i cili njihet për organizatën e tij jofitimprurëse për të ofruar mbështetje në raste fatkeqësisht natyrore apo sëmundjesh, siç ishte më parë edhe rasti i ndihmës nga Covid-19. Jose Andres po ngre kuzhinën e tij në zonën më të prekur nga tërmeti, i cili shkatërroi plotësisht dhjetë qytete.
Andres, themeluesi i World Central Kitchen, tha se do ndihmojë popullin turk duke ofruar ushqim.
“Siç folëm në Madrid disa muaj më parë, @WCKitchen është një Organizatë Ushqimi emergjente! Tashmë po mbërrijmë në terren dhe me partnerë vendas do të ndihmojmë popullin turk në këtë orë të vështirë! #ChefsForTurkey”, tha Andres në një mesazh që postoi në Twitter.
Në një mesazh tjetër, Andres tha se ishte "krenar" kur pa zjarrfikësit spanjollë në bordin e fluturimit për në Stamboll nga Valencia. Ai vuri në dukje se më pas do të udhëtonte për në Adana.
“Përgjigja fillestare e mahnitshme e komunitetit ndërkombëtar. Le të shpresojmë që qentë të gjejnë shumë njerëz të gjallë”, tha ai.
Numri i të vdekurve nga tërmetet vdekjeprurëse në Turqi kaloi 11. 200 viktima, ndërkohë që ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar njerëzit nën rrënoja më të gjitha format e mundshme. Dy tërmete të forta goditën të hënën tronditën pjesën juglindore të vendit. Tërmetet u ndjenë edhe në disa vende fqinje të rajonit, duke përfshirë Libanin dhe Sirinë. Turqia ka shpallu gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj.
Lajmi kryesor: