KVV: Mangësi në listat paraprake
MB e KQZ duhet të marrin masa

KVV: Mangësi në listat paraprake <br />MB e KQZ duhet të marrin masa
TIRANE - Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka deklaruar se listat paraprake të zgjedhësve kanë mundësi të kufizuara për informimin e votuesve, ndërsa i bën apel Ministrisë së Brendshme dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrin masat e duhura.

Në një deklaratë për shtyp të këtij koalicioni, thuhet se ka ende njësi vendore të cilat nuk i kanë publikuar listat e votuesve. Sipas Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, edhe ato njësi që i kanë publikuar listat, kanë publikuar vetëm ekstraktin e parë dhe jot ë dytin, edhe pse sipas afateve ligjore duhej ta kishin bërë një gjë të tillë. Në këtë mënyrë, koalicioni e konsideron "aspak serioze situatën pasi ky proces i rëndësishëm vazhdon të pengohet për shkak të mungesave të bazës materiale si letra apo boja e printerit, sikundër po ndodh në mjaft Njësi të Qeverisjes Vendore, përfshi këtu edhe njësitë bashkiake në qytetin e Tiranës". Për këto mungesa Koalicioni i bën thirrje Ministrisë së Brendshme që të lëvrojë fonde për të shmangur vonesa të mëtejshme në procesin e listave zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit.

Më pas, koalicioni është shprehur mjaft i shqetësuar për ecurinë e deritanishme të këtij procesi, i cili ndër të tjera rrezikon zbatimin e mundësisë së vetme të detyrimit ligjor që kanë Njësitë e Qeverisjes Vendore për të njoftuar me shkrim çdo zgjedhës të përfshirë në listat paraprake të qendrave të votimit në territorin e tyre. Sipas Koalicionit, qytetarët ende nuk janë njoftuar, ndërsa theksohet se brenda 3 marsit çdo persona duhet të ketë arritur të kontrollojë të dhënat në listat zgjedhore.

Mbi bazën e këtij lajmërimi me shkrim, që përmban numrin e qendrës së votimit, vendndodhjen dhe adresën e saj, si dhe numrin rendor të zgjedhësit në listën e zgjedhësve të qendrës së tij të votimit, çdo qytetari i jepet mundësia të kontrollojë dhe saktësojë të dhënat e tij në listën e votuesve. Publikimi i listave sugjerohet të bëhet pranë zyrës së gjendjes civile dhe jo në qendrat e mëparshme të votimit, të cilat mund të jenë shkolla, institucione të tjera, ku jo të gjithë qytetarët kanë akses për të hyrë e për të kontrolluar të dhënat e tyre në listat zgjedhore.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

'Rienergjizimi' i PS në Kukës, Klosi: Synojmë transformimin e vendit! Rama në Londër do takohet dhe me emigrantë kuksianë

'Rienergjizimi' i PS në Kukës, Klosi: Synojmë transformimin e vendit! Rama në Londër do takohet dhe me emigrantë kuksianë