KVV: Raporti për 2015, KQZ 
s'përmbushi detyrat thelbësore

KVV: Raporti për 2015, KQZ <br />s'përmbushi detyrat thelbësore
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, përmes një letre drejtuar kryetarit të Komisionit parlamentar të ligjeve, kritikon punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke vërejtur një serë problematikash në zgjedhjet e fundit. Reagimi i KVV vjen në prag të shqyrtimit nga komisioni i ligjeve të Raportit Vjetor për Veprimtarinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në vitin 2015.
 
Me anë të një shkrese me datën 17/03/2016, Komisioni Parlamentar i Ligjeve i përcolli Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë kërkesën për shprehje opinioni mbi këtë raportim. Në përgjigje të kësaj shkrese, KVV i paraqiti dokumentin e qëndrimit dhe të vlerësimeve të tij për këtë raportim të KQZ-së.
 
Në analizë të raportimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një moment kushtetues i check and balance, ku një insitucion i pavarur i raporton Kuvendit të Republikës, vlerësimet u ndalën në katër pika si vënia në dijeni për ecurinë institucionale për periudhën e raportimit, evidentimi i problematikave të hasura përgjatë periudhës së raportimit, reflektimi i mangësive dhe handikapeve të vërejtura në kuadrin ligjor dhe fizibiliteti i gjendjes financiare dhe i burimeve njerëzore të vëna në dispozicion.

"Në rezultante të argumentave dhe shqetësimeve për këtë raport, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë shprehet, ndër të tjera, se përpos një ecurie institucionale kritike për vitin zgjedhor 2015, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këtë moment kushtetues kaq të rëndësishëm nuk ka reflektuar përgjegjshmëri të lartë". 

Redaksia Online
Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja