DIBËR- Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri babë e bir. Në pranga ka rënë A(B) Sh nga fshati Hotesh i Luznisë në Dibër.

Në vitin 2018 ai ka kërcënuar me armë kushërinjtë e tij B.Sh, dhe A.Sh për motive pronësie.

Në vitin 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër  ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg" pasi akuzohet për ''armë mbajtje pa leje.

Policia njofton se materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.