Kërcënon të vrasë me pistoletë (pa leje) qiradhënësen e lokalit, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

TIRANË - Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të policisë, parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale në kryeqytet, ku një 43-vjeçar kërcënoi me vrasje pronarin e lokalit që ka marrë me qira. 

43-vjeçari me inicialet A.U me banim në Tiranë, hyri me pistoletë në lokal, duke kërcënuar me pistoletë qiradhënësen, por falë ndërhyrjes së Policisë u vu në pranga. 

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se në një lokal në rrugën “Spiro Çipi”, një person kishte hyrë me armë zjarri dhe po kërcënonte për motive të dobëta një grua, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes në kohë kanë prangosur A. U., 43 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike. Arrestimi i tij u bë, pasi ky për motive të dobëta, kanosi dhe kërcënoi për vrasje P. R., qiradhënëse e lokalit ku u kap 43-vjeçari. ”, njofton policia.

Ai do të hetohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.
 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite