KRUJE- Një 48-vjeçar me iniciale A.E. ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Pas njoftimit të marrë, blutë e Krujës kanë ndërhyrë duke bërë të mundur arrestimin e 48-vjeçarit nga Larushku i Krujës, i cili po kërcënonte me një levë hekuri bashkëshorten e tij.
Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Dhuna në familje".
"Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit të marrë për një shtetas që kërcënonte bashkëshorten me një levë hekuri, kanë ndërhyrë duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. E., 48 vjeç, banues në Larushkë, Krujë, për veprën penale "Dhuna në familje", njofton policia.