Një 38-vjeçar që kërkohej nga drejtësia është kapur në Maliq dhe është vënë sot në pranga. 

Bëhet fjalë për personin me iniciale S. L., i cili ishte shpallur në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. Gjykata e kishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për vjedhje dhe për drejtim të parregullt të automjetit.

38-vjeçari u ndalua nga policia në Maliq, ndërsa pas arrestimit dosja iu dërgua Prokurorisë së Korçës për veprimet e mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

"I dënuar me burgim, nga Gjykata e Vlorës, për 2 vepra penale, lokalizohet dhe vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që janë shpallur në kërkim për krime të ndryshme, lokalizuan dhe ndaluan shtetasin S. L., 38 vjeç. Ai ishte në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme"

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë