Kërkoi rritjen e çmimit të përpunimit të mbetjeve, por Bashkia tha 'jo'/ Landfilli i Bushatit ul traun, paralizohet pastrimi i territorit të Shkodrës (VIDEO)

SHKODËR- Pas deklaratave të një ditë më parë për rritjen e tarifës për mbetjet që depozitohen në landfillin e Bushatit, dy kamionë u ndaluan të depozitonin mbeturinat rreth orës 16:00.

Sipas drejtuesve të firmës, kamionët nuk kanë nënshtruar kontratën e re me çmimin e ri për depozitimin e mbetjeve. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se në orët në vijim pritet që në landfill të mbërrijnë dhe mjete të tjera, çka pritet të sjellë një situatë anormale sa i takon pastrimit të qytetit të Shkodrës.

Ky vendim nuk është vetëm për bashkinë e Shkodrës, por edhe për atë të Lezhës. Kryebashkiakja Ademi kundërshtoi një ditë më parë rritjen e çmimit për depozitimin e mbetjeve, teksa nga Bashkia e Lezhës nuk ka asnjë reagim.  Mësohet se për këtë rritje të çmimeve dhe këtë problematikë, janë informuar edhe institucionet qendrore, ministria e infrastrukturës.

Këshilli Bashkiak i Vaut të Dejës votoi rritjen e tarifës së përpunimit të mbetjeve urbane në landfillin e Bushatit. Shoqëria nderkomunale Bushat kërkoi një rritje e pagesës me 43 % të tarifës së depozitimit të mbetjeve urbane në këtë landfill, nga 863 lekë në 1500 lekë për ton mbetje të depozituar dhe tarifa e re pritet të aplikohet në fillim të 2021 për bashkinë e Shkodrës dhe të Lezhës. Kjo për kryebashkiaken Ademi do të thotë një kosto shtesë prej 26 milionë lekë të reja në vit, peshë për banorët dhe bizneset, prandaj kërkoi ndërhyrjen e Ministrisë së Infrastrukturës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:40
Landfilli i Bushatit ul traun/ Ademi: Jemi para një katastrofe mjedisore (VIDEO)

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrë, Voltana Ademi ka mbërritur pasditen e kësaj të mërkure në landfillin e Bushatit pranë 2 kompanive që nuk u lejuan të depozitonin mbetjet. Ajo tha se kjo situatë do të sjellë katastrofë mjedisore nëse institucionet nuk ndërhyjnë.

"Jemi para një katastrofë mjedisore, institucionet duhet të ndërhyjnë. Kam vënë në dijeni edhe ministrin Klosi për këtë çështje. Mjetet janë bllokuar sonte dhe situata është e rëndë, e gjithë bashkia Shkodër pa shërbim pastrimi. Prefektja të mbledh palët dhe të gjejë zgjidhjen e shpejtë. E njëjta situatë edhe në bashkinë Lezhë", tha Ademi.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa