Jeta private e Meghan Markle para se të lidhej me Princ Harryn ka ngjallur gjithmonë kuriozitet, po aq sa tani që është pjesëtare e Pallatit Mbretëror. Së fundmi thueht se ajo ka ‘ngacmuar’ këngëtarin e njohur britanik.
Matt Cardle është fitues i "X Factor" në Angli dhe tabloidët kanë shkruar se dikur Meghan i ka shkruar në DM dhe ka flirtuar me të.
"Ai nuk mund ta besonte që një yll si Meghan e dinte se kush ishte ai. Kështu që, ata flirtuan pak para se ajo t`i kërkonte të takoheshin. Dukej sikur kishte një lidhje mes tyre, por ndoshta ishte koha e gabuar. Ai nuk i ktheu më përgjigje Meghan-it", -shkruajnë tabloidët britanikë 'The Sun'.
Por çfarë ka Matt për të thënë për këtë?
"Ishte diçka e vogël dikur, ndërsa tani nuk është më asgjë", -ka thënë ai lidhur me këtë çështje, gjatë një interviste.