Kastrioti ka marrë një fitore jetike në javën e 25 të Superligës, duke mposhtur 0-1 kampionët në fuqi Teutën. Në ‘Loro Boriçi’ krutanët ia dolën për 3 pikët falë golit Kainas, që për rrjedhojë e nxorrën ekipin nga zona e ftohtë e renditjes pasi aktualisht ndodhet në vendin e shtatë.

“Sinqerisht jamë shumë i lumtur sepse ky është ekipi që unë kam patur në mendje që prej kohës kur kam ardhur këtu. Ka qenë një process shumë i vështirë dhe i gjatë pune, por për ta sjellë ekipin deri në këto lloj pozitash në një kohë kaq të shkurtër sinqerisht nuk e kam pritur,”-u shpreh Emiljano Çela, trajner i Kastriotit.

“Ajo që më vjen keq në këtë ndeshje është mosreagimi edhe pas zëvendësimeve dhe kjo duhet parë,”-deklaroi Renato Arapi, trajner i Teutës.

Fitorja e Kastriotit merr vlerë të shtuar për faktin se Dinamo u mposht 0-2 nga Kukësi, ndërsa Skënderbeu barazoi 1-1 me Laçin.