Botërori Rusi 2018, është një nga kampionatet që do të mbahet mend për shumë gjëra, femrat e bukura ruse, penalltitë e shumta, VAR-in penalizues që eliminoi disa nga skuadrat më të mëdha të botërorit, por edhe tifozët, që në fund të ditës ata mbeten “shpirti i futbollit”.
Kështu ka ndodhur edhe në Skrapar, ku në ndeshjen Kolumbi-Angli janë shfaqur disa tifozë kolumbianë, pjesë e ekipit që punon për gazsjellësin Trans-Adriatik.
Veshja dhe flamujt kanë tërhequr vëmendjen e banorëve vendasë, ndërsa gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video në Facebook nga festimet e tyre.
Për më shumë shikoni videon:
Komento