Plazhi Gotullës në Adriatik të Kurbinit është lënë në mëshirë të fatit. Edhe pse jemi në kulmin e sezonit turistik kjo zonë nuk frekuentohet nga asnjë pushues, pasi e gjithë sipërfaqja rënore është e tej mbushur me mbeturina , duke e kthyer atë në një landfill.
Të vetmit që shohim në këtë bregdet janë banorë të zonës të cilët nxjerrin bagëtitë e tyre për tu ushqyer. Përveç papastërtisë banorët shprehen se ky vend po mbahet peng edhe i një ure dhe rruge. Ata bëjnë thirrje që të merren masa pasi frekuentimi I kësaj plazhit sipas tyre do të ndikonte në ekonominë e zonës.
"Këtu alamet plazhi, asnjë nuk vë dorë, rrugën të paktën 1.5 km është, një rrugë do. Ky plazh është vetëm për bashkitë. Kanë qejf njerëzit të vijnë këtu, nuk kanë nga hyjnë dhe një shi i vogël të bjerë këtu është katastrofë", tha një qytetar.
Plazhi i Gotullës është nga bregdetet me të virgjëra në vend. Ai shtrihet midis Kepit te Rodonit dhe plazhit te Patokut dhe ka një gjatësi rëre prej 6 km.
Ne ate bregdet derdhet lumi i Lanes. Nese nuk merren masa per ta bere Lanen te paster, ai bregdet gjithmone do kete mbetje, sado te pastrohet. Shtrimi i rruges dhe vendosja e ures do sillte njerez qe mund te marrin infeksione nga ai plazh. Zgjidhja nuk eshte te infrastruktura por tek ndergjegjesimi i njerezve dhe shtetit per te respektuar natyren dhe ruajtur/pastruar ambjentin.
Përgjigju