Todd është dhelpra 11-muajshe, që sillet sikur të ishte qen. Kjo dhelpër është zbutur pasi u gjet nga pronarja e saj Emma D'Sylva 8 muaj më parë dhe ka jetuar si një kafshë shtëpiake që atëherë, duke manifestuar sjelljet tipike të një qeni: tund bishtin, luan me lodra apo shëtit me zinxhir.
Kohën e lirë Todd e kalon duke luajtur me dy qentë e tjerë të Emës dhe duke rendur pas tyre në oborr.

“Todd është adoptuar në moshë shumë të vogël, kështu që nuk ka qenë asnjëherë në mjedise të egra. Jam kujdesur për të që në moshën 4-muajshe, pasi pronarët e mëparshëm nuk mund të kujdeseshin më për të”,- është shprehur 25-vjeçarja.
Todd fillimisht ishte agresiv, por tani kanë krijuar një lidhje shumë të fortë bashkë. I pëlqen të qëndrojë jashtë dhe nuk ka asnjë ndryshim nga një qen, veç faktit se është hiperaktiv. Në ambiente publike tërheq gjithmonë vëmendjen e fëmijëve të vegjël, të cilët duan ta përkëdhelin apo të luajnë me të dhe ai është gjithnjë shumë i urtë dhe i dashur.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com