‘Ky sport është jeta ime!’ Volejbollistet: Luhet për pasion s’e s’ka para, pandemia përkeqësoi situatën (VIDEO)

“Si volejbolliste e mendoj çdo ditë, por si jo volejbolliste s’e mendoj asnjëherë. Domethënë është jeta ime…”-shprehet Stela Agolli, volejbolliste.

Të ushtrosh një sport në Shqipëri është shumë e vështirë, për shkak se mbështetja financiare nuk ka qenë kurrë e duhura. Kjo evidentohet më së shumti te volejbolli, aty ku vajzat e Barletit thonë se karriera është në plan të dytë, pasi për t’u ushtruar çdo ditë i mban vetëm pasioni.

“Të jesh volejbollistë në Shqipëri është shumë e vështirë. Ta kthejmë në profesion asnjë nuk do të thoshte se kemi ndonjë benefit. Se krahas sportit bëjmë edhe punë të tjera, pasi e ushtrojmë për pasion,”-thotë Enki Braho.

“Sot unë luaj për dëshirën time, për të ndihmuar këtë ekip fantastik. Të gjithë sported në Shqipëri kanë nevojë për mbështetje, ndër vite jo vetëm tani. Sporti është gjëja më e bukur për mua,”-deklaron Amarilda Prenga.

“Ai topi i volejbollit për ne është shumë i rëndësishëm, pasi të garantoj që shumica dërrmuese e të rinjve që merren me këtë sport kryesisht kanë pasionin, pastaj interes,”-shprehet Artan Pogoni, trajneri i skuadrës.

Pandemia e ka vështirësuar akoma më shumë situatën financiare, pasi vajzat thonë se përveç mbështetjes modeste të ekipit nuk kanë patur asnjë ndihmë nga federata apo shteti.

“Ka qenë e vështirë sepse mbështetje nuk kemi patur, përveç sponsorëve. Por federatë, qeveri, nuk ka patur fare. Nuk është vetëm për volejbollin, por që tek ne ndjehet më shumë,”-thotë Kejsi Xhelilaj.

Edhe pse prej ditësh kanë nisur stërvitjen, skuadra e Barletit ashtu edhe si shumë të tjera në kampionat ende nuk e dinë se kur do të nisë sezoni i ri. Kjo pasi ndryshe nga futbolli, ministria e shëndetësisë ende nuk ka dhënë leje për shkak të pandemisë. Kjo pasi sallat ku luhen lojra me dorë konsiderohen ambient i mbyllur.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar