Meghan Markle, dukesha e Sussex-it është dukesha më e përfolur për shkak të thjeshtësisë së saj. Ajo që ka rënë në sy nga Markle që në fillimet e ekspozimit krah Princ Harryt janë qukat që ish-aktorja nuk i mbulon kurrë me make-up, pasi është mjaft krenarë për to. Pikërisht ky tipar i ka fiksuar shumë vajza të reja të cilat kanë nisur të bëjnë tatuazhe në formë qukash.
(Vajzë që ka bërë tatuazh qukat)
Tattoo artistja, Jaclyn Schultz, përdor një teknikë microblading, që e bën rezultatin të duket më natyral se tatuazhet e zakonshme. Madje Jaclyn është shprehur se muajt e fundit po shtohen gjithmonë dhe më shumë vajzat që duan quka, të cilat i nënshtrohen një procedure që zgjat 20 minuta, ndërsa efekti rreth 3 vite. Në momentin e parë qukat duken shumë të theksuara, por zbehen me kalimin e kohës.
(Vajzë që ka bërë tatuazh qukat)