Keni tendencë të flini me gojë hapur? Ky është një zakon që mund të jetë po aq i dëmshëm për smaltin e dhëmbëve sa edhe pirja e një sode me sheqer pak para gjumit.
Shkencëtarët nga Universiteti i Otagos në Zelandën e Re zbuluan se kur goja lihet e hapur gjatë gjumit, pështyma thahet dhe mbrojtja antibakteriale e pështymës në gojë humbet.
Ndërsa zgavra e gojës humbet efektin mbrojtës të pështymës, pH e gojës bëhet gjithnjë e më acid, gjë që favorizon zhvillimin e prishjes së dhëmbëve.
Shkencëtarët vlerësojnë se dëmi që u bëhet dhëmbëve kur flemë me gojë hapur është i barabartë me dëmin që ndodh pas konsumimit të një pije me sheqer pak para gjumit (dhe nuk i kemi larë dhëmbët).
Në kushte normale pH e gojës është 7.7, pra neutrale, shpjegojnë studiuesit. Por kur flemë me gojë të hapur pH-i i gojës bëhet më acid, 6.6, ndërsa tek disa pjesëmarrës gjatë eksperimentit përkatës pH arriti në 3.6.
Sipas studiuesve, problemi është më i rëndë në dhëmbët e pasmë sepse aty goja thahet më shumë. Gjithashtu, problemi është më intensiv tek meshkujt pasi flenë më shpesh me gojë hapur në krahasim me femrat.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
39.5%
-
Të gabuar
51.9%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 1989
Lajme të tjera
-
Viroza dhe alergji të stinës, shtohet numri i pacientëve në Elbasan, mjeku: Kujdes të sëmurët me zemër dhe asmatikët
27 Prill, 16:27
-
A uleni këmbëkryq? Kujdes, kjo po ju dëmton shëndetin
27 Mars, 21:31
-
OBSH kërkon ‘veprim të menjëhershëm’ pas vdekjeve nga shurupi i kollës! Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022-it, shkak dyshohen ilaçet e kontaminuara
24 Janar, 13:49
-
A duhet të ushtrohemi kur nuk kemi fjetur gjumë mjaftueshëm?
22 Janar, 22:30
-
Vëzhgimi i Report Tv/ Antibiotikë që lëshohen pa recetë mjekësore, i ndaluar me ligj! Farmacistja: Nga interneti pacientët gjejnë vetë diagnozën! Mjeku: Ka pasoja, deri të rënda
16 Janar, 19:15
-
Pesë dietat më të shëndetshme të vlerësuara në të gjithë botën
14 Janar, 13:28
-
Irlandë/ Etiketat e pijeve alkolike si cigaret: "Dëmton rëndë shëndetin", disa shtete kundër këtij ligji, pengesë për tregun e brendshëm
12 Janar, 22:07
-
Valët zanore, një mënyrë e re trajtimi për stresin dhe ankthin
8 Janar, 22:46
-
Si të vendosni kufijtë në mënyrë më efektive, pesë pyetje kryesore sipas terapistëve
6 Janar, 13:48
-
3 ndjenja urie që mund të jenë shenjë e problemeve shëndetësore
5 Janar, 12:41
-
Studimi: Shqiptarët kryesojnë listën, populli më “gjumash” në botë
4 Janar, 14:40
-
3 gjërat që duhet të bësh patjetër 20 minuta para se te flini gjumë
1 Janar, 22:05