U përurua më 23 tetor nga Kryeministri Edi Rama, por shtëpia muze e at Gjergj Fishtes ka mbetur e kyçur.
Report Tv intervistoi studiuesin e veprave të Fishtës, Frano Kullin, i cili shprehet se shtëpia e Fishtës duhet të shërbejë për pelegrinazh kulturor.
"Rikonstruksioni është i mirëpritur por ky lajm i mirë rrëzohet nëse nuk do të nisë së shpejti vendosja në eficencë dhe kthimi në destinacion kulturor. Ajo është shtëpi e zakonshme dhe nuk ka vlere arkitekturore, ajo ka vlere sepse është shtëpia ku ka jetuar Fishta. Në qoftë se kjo shtëpi nuk kthehet për pelegrinazh kulturor që realisht ne e kemi parë që ka interes për të. Nëse aty nuk ka një staf, një ciceron dhe një kujdestar (mirëmbajtës) kjo është e domosdoshme, përndryshe mbetemi tek pjesa jo e mirë e lajmit. Nëse nuk do të përfshihet në atë që duhet itenerari i Fishtës që fillon tek Kuvendi i Troshanit, Kisha e Dom Lleshit, etj. atëherë jemi ende në staniacion", u shpreh botuesi dhe studiuesi Frano Kulli.
Çelësat e shtëpisë së restauruar u janë dorëzuar familjarëve, por ende nuk është gjetur një zgjidhje për mënyrën e administrimit.
"Është detyrë e trashëgimtarëve të pronës, sepse ajo është pronë private, që t'i japin vlera më tepër duke lejuar të vizitohet nga qytetarët. Duhet të ketë një mirëkuptim mes pronarëve dhe ministrisë sepse aty është shpenzuar për ta kthyer në identitet", tha Dedë Margjoni, specialist në Drejtorinë e Kulturës Kombëtare.
Objekti, Monument kulture i Kategorisë së Parë në fshatin Fishtë të Lezhës u restaurua nga Ministria e Kulturës por ka mbetur peng i problemeve të vjetra të pronësisë.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.1%
-
Pak
19.1%
-
Nuk kam mendim
6.8%
Vota total: 502
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kineastët kërkojnë reagimin e Ministrisë së Kulturës! Shoqatat insistojnë për takim urgjent pas reagimit të QKK-së
12 Shkurt, 13:28
-
LETRA E DYTË/ Kineastët: Qendra e Kinematografisë në shkelje ligjore, thirrje Gonxhes: Duhet ndërhyrë, verifikoni pretendimet
8 Shkurt, 13:43
-
Qendra Kombëtare e Kinematografisë reagon pas ankesave të kineastëve në ministrinë e Kulturës për keqmenaxhim buxheti dhe favorizime klienteliste
7 Shkurt, 17:29
-
VKM/ Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu
9 Janar, 14:01
-
Shpallet konkursi për drejtorin e përgjithshëm të TKOBAP, kriteret për aplikantët
7 Janar, 16:53
-
Masterclass nga regjisori i njohur Mike Figgis, Shqipëria pret Javën Kulturore Britanike nga datat 16 deri më 22 shtator
15 Shtator 2024, 12:39
-
Nis sot Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, Tirana mbledh piktorë nga e gjithë bota
2 Maj 2024, 12:46
-
Shembet shtëpia 300 vjeçare e Zekajve, një monument më pak në Lezhë! Zefi: Ministria e Kulturës nuk dha fonde për restaurim
13 Shkurt 2024, 16:40
-
Ndryshimet në qeveri, Zhupa në Report Tv: U shkri Ministria e Kulturës të jepet me koncesion trashëgimia
9 Janar 2024, 14:31
-
Pensioni i posaçëm/Nga Irini Qirjako te Elida Janushi, 9 artistët që propozoi Ministria në 2023-shin dhe nuk e përfituan! Duni, Kushta e Makri, 3 dosjet që do të dorëzohen!
8 Janar 2024, 13:41
-
Kërkohet një kryetar për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë! 10 vjet punë në art e kulturë, nga kriteret e domosdoshme
5 Janar 2024, 20:50
-
Vendimi/ Ndryshimet për Ligjin e Librit! Promovim dhe jashtë territorit, lehtësira për personat me aftësi ndryshe! Qendra e Librit rrit ndikimin, Biblioteka nga 5 mban 3 kopje të botimeve
29 Dhjetor 2023, 22:41