Real Madridi ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër Lille. Befasia është përfshirja e Kylian Mbappe.
Francezi u dëmtua në ndeshjen kundër Alaves dhe më pak se një javë më vonë, ai tashmë është në dispozicion. Sulmuesi ka punuar jashtë grupit këto ditë dhe ka një ndjenjë shumë të mirë, gjë që e ka lejuar të futet në listën e skuadrës.
Ideja është që sot, në seancën e fundit para duelit, që do të zhvillohet në “Decathlon Arena”, lojtari të stërvitet me grupin.
Madridi luan në Lille, ku luan edhe vëllai i tij. Një ndeshje e veçantë që Kylian nuk donte ta humbiste.