Kylie Jenner dhe Tyga janë çifti
më i mërzitshëm në histori!!!

Kylie Jenner dhe Tyga janë çifti<br />më i mërzitshëm në histori!!!
Kylie Jenner dhe i dashuri i saj reperi Tyga, kanë rreth një vit që frekuentohen bashkë. Duke i hedhur një sy marrëdhënies së tyre me aq sa na pasqyrojnë vet ata në rrjete sociale, duket si ëndërr!

Por në fakt tjetër ‘shije’ na lenë fotot e shkrepura nga paparacët pa dijeninë e tyre. Të dy janë fotografuar ndërsa drekojnë në Calabassas dhe duken shumë të dashuruar… me telefonat përkatës.

Fytyra e 26-vjeçarit i tregon të gjitha! Ai në mënyrë instiktive ka shprehur lodhjen dhe mërzinë me gjeste dhe shprehje fytyre qesharake, ndërsa Kylie duket shumë mospërfillëse, ndërsa është e fokusuar tek telefoni i saj dhe askund tjetër.

Si thotë ajo shprehja: Më trego një grua të bukur dhe do të tregoj një burrë që i ka ardhur në majë të hundës…ta shohë atë teksa rri me telefon...(?!)


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi