KZAZ-të e Tiranës dhe Durrësit
ngrihen më 29, të tjerat më 30 mars

KZAZ-të e Tiranës dhe Durrësit <br />ngrihen më 29, të tjerat më 30 mars
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi sot datat e konstituimit të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ). Për qarkun e Tiranës dhe të Durrësit, ngritja e KZAZ-ve do të bëhet më 29 mars, ndërsa për 10 qarqet e tjera më 30 mars.

Gjatë mbledhjes kryetarja e KQZ-së Lefterije Lleshi bëri me dije se pranë këtyre strukturave do të shkojë një përfaqësues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili do të dorëzojë bazën materiale, si: Pajisjet logjistike, regjistrat, si dhe do të marrë pjesë në mbledhjen e parë të KZAZ-së.

Sikurse bënë me dije anëtarët e KQZ gjatë mbledhjes së sotme, koalicionet do të kenë tre vëzhgues në çdo pikë të vendnumërimit të votave. Kosovrasti shtroi problemin se si do të veprohet për koalicionet që kanë vetëm dy parti.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë