Banania është fruti shumë i pranishëm në tryezat tona dhe përfaqëson një ushqim të rëndësishëm për shkak se ajo përmban kalium, themelor për të vendosur dietën e duhur për të gjithë ata që duan të hanë në mënyrë të shëndetshme. Por banania është një frut që të jep mundësinë edhe për përdorime të tjera në kuzhinë dhe më gjerë, disa prej të cilave janë të papritura dhe të panjohura.

Ja një mënyrë përdorimi i lëkurës së bananes.

TE SHKELQENI KEPUCET
Me lëkurën e një bananeje të zhveshur ju mund t'i jepni shkëlqim argjendi  këpucëve të lëkures . Së pari, hiqni të gjitha mbetjet e materialit nga brenda lëkurës së zhveshur, më pas fshini këpucët tuaja me atë. Pasi të përfundoni fshiji me një letër apo leckë të butë. Ju gjithashtu mund të përdorni këtë teknikë edhe për mobiljet tuaja prej lëkure. Testojeni më parë në një seksion të vogël, para se të punoni në në pjesën tjetër.

PASTRONI GJETHET E LULEVE
Lëkura e bananes për të pastruar gjethet e luleve në apartamentin tuaj.

Gjethet e bimëve në banesën tuaj janë të pluhurosura? Mos u shqetësoni, pastroni çdo fletë në brendësi me lëkurë bananeje. Përvecse do të hiqni mbeturinat në sipërfaqe ato do të shkëlqejnë si asnjëherë më parë.

Redaksia Online
( Jetona Koçibelli/ Shqiptarja.com)