TIRANE - Lëvizja Çame reagon pas deklaratave të Ministrisë së Jashme greke se çështja çame nuk ekziston. Përmes një deklarate për mediat, Lëvizja Çame shprehet se MPJ greke po gabon rëndë, duke theksuat se komuniteti çam është më i bashkuar se kurrë në luftën për gjetjen e të drejtave të tyre. Më tej Lëvizja Çame akuzon kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin si personin që sabotoi për 3 vite rresht çështjen çame, duke devijuar nga misioni dhe mandati i tij për përfaqësimin e komunitetit çam. Lëvizja Çame kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Shpëtim Idrizit duke theksuar se i ka shkaktuar një dëm të pashlyeshëm çështjes çame.
“Lëvizja Çame i bën me dije MPJ greke se po gabon rëndë! Idrizi dhe shpura e tij, të vetëshpallurit përfaqësues të komunitetit çam, nuk janë referenca të komunitetit tonë. Pala greke nuk çudit askënd me qëndrimin e saj. Kjo sjellje nuk vjen si një e papritur tek ne, pasi ka mbi 70 vite që dëgjojmë dhe provojmë në kurrizin tonë provokime të tilla. Ne Lëvizja Çame i kujtojmë zyrtarëve grekë se komuniteti çam është i gjallë dhe më i bashkuar se kurrë në luftën për arritjen e të drejtave të tij. Ndërkohë 300 mijë çamët e Shqipërisë sot janë më të vendosur se kurrë në qëllimin dhe amanetin e tyre historik. Çamëria është e jona”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Çame.
SHPETIM IDRIZI SABOTOI ÇESHTJEN ÇAME
Më tej Lëvizja Çame akuzon kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin si personin që sabotoi për 3 vite rresht çështjen çame, duke devijuar nga misioni dhe mandati i tij për përfaqësimin e komunitetit çam.
“Avramopulos sfidon sërish shqiptarët çam të kudondodhur dhe nxjerr zbuluar pseudo-patriotin Idrizi dhe bashkëpunëtorët e tij. Deklarata më e fundit e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke përfundimisht sqaron aludimet dhe pseudobutaforinë që Idrizi ngriti. Në bashkëpunim apo jo, Idrizi trumbetoi “suksesin” e rradhës për çështjen çame. Fatkeqësia jonë ndodhet gjetkë, në lidershipin e vetëshpallur të PDIU-së, i cili ka devijuar totalisht nga misioni dhe mandati i tij për përfaqësimin e komunitetit çam. Ishte një flluskë sapuni premtimi i Z. Idrizi për studion ligjore imagjinare që po merret me çështjen çame. Me sa duket MPJ Greke e fton tashmë Z. Idrizi t’i drejtohet drejtësisë greke dhe asaj europiane, pasi në më shumë se 3 vite pushtet duhet të ishte i gatshëm për ta nisur këtë proces ligjor. E gjithë përpjekja historike po sabotohet nga zotërinjtë e sipërpërmendur. Nëse do të akuzonim strukturat që drejtojnë PDIU-në do të gabonim. Strukturat nuk kanë ekzistuar dhe nuk kanë për të ekzistuar deri në zgjedhjet e ardhshme. Sabotimi i këtij procesi madhor vjen drejtpërsëdrejti nga ai i cili në kundërshtim me ligjin dhe pa legjitimitetin e komunitetit çam qëndron për inerci në krye të PDIU-së. Ky është Shpëtim Idrizi”, thuhet në deklaratë.
TE DOREHIQET IDRIZI, DEM TE PASHLYESHME ÇAMERISE
Në fund të kësaj deklarate Lëvizja Çame kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Shpëtim Idrizit duke theksuar se i ka shkaktuar një dëm të pashlyeshëm çështjes çame. Kjo lëvizje nuk beson në ekzistencën e Rezolutës Çame që deputeti i PDIU-së kishte premtuar se do ta paraqiste në Parlament. Lëvizja akuzon Idrizin se e ka shitur çështjen çame për interesa personale.
“Lëvizja Çame thekson se dorëheqja e Idrizit nuk i vlen më askujt. Dëmi që ai ka bërë Çështjes me devijimin e saj dhe humbjen e kohës në më shumë se tre vite është i pashlyeshëm. Shkëmbimi i çështjes me drejtori matrapazësh është sabotimi dhe diskretitimi më i madh i mundshëm që mund ti bëhet komunitetit çam të kudondodhur. Ju kujtohet ngazëllimi i shtirur i zoterisë kur premtonte se Rezoluta Çame do të paraqitej në Parlamentin Shqiptar dhe se kjo ishte vetëm një çështje ditësh. Me keqardhje përsëri vërejmë se askush deri tani nuk ka parë një rresht të shkruar të ndonjë draft-rezolute të mundshme. I gjithë ky proces nuk duhej të ishte sekret e as të shoqërohej me të tillë bunkerizima. Rezoluta duhej të ishte subjekt i një diskutimi të gjerë me komunitetin çam, organizmat që e përfaqësojnë atë dhe gjithë burrat dhe gratë e nderuara që në këto vite kanë punuar për çështjen çame. Lëvizja Çame dyshon seriozisht që ekziston ndonjë draftë-rezolutë. Me butafori rrugësh, makiazhe apo leksione të hapura në universitete nuk zgjidhet çështja çame, Z. Idrizi. Çështja çame sot nuk ka më vetëm shtetin grek për pengesë, por edhe Shpëtim Idrizin i cili me heshtjen dhe mosveprimin e tij ligjor, ndërkombëtar dhe diplomatik po mundohet ta varrosë këtë çështje për interesa të ngushta meskine dhe ekonomike të tij dhe një grushti sekserësh që nuk kanë asnjë lidhje me komunitetin dhe zemrën e pastër çame. Ne këtë situatë të rënduar, në këtë kthim mbrapa që Çështja Çame ka pësuar, për këto sjellje penalisht të dënueshme dhe për këtë tradhëti të madhe të performuar në mes të ditës me diell, Lëvizja Çame kërkon dorëheqjen e menjëhershme të z. Idrizi. Është koha të rinisim punën tonë për çështjen çame atje ku e lamë tre vite e gjysmë më parë. Është koha që të gjithë së bashku të ndërtojmë një strategji trasparente dhe demokratike për kauzën tonë. Çamëria është vërtet në rrezik, ne çamët i duhemi asaj dhe i duhemi sot”, përfundon deklarata e sotme e Lëvizjes Çame.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com