Lëvizja FOL: Thaçi më të rëndësishëm Ferizajin sesa veriun

Lëvizja FOL: Thaçi më të rëndësishëm Ferizajin sesa veriun
Lëvizja FOL ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Thaci, e këtë gjë e ka bërë përmes një performanse te rrethrrotullimi kryesor në Prishtinë. Përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje thonë se ky aksion vjen si reagim ndaj zhvillimeve të javës së kaluar, që lidhen me angazhimin e kryeministrit dhe figurave të tjera udhëheqëse në fushatën për kryetar të Ferizajt. 



"Zgjedhjet në Ferizaj treguan që për Qeverinë e Kosovës më i rëndësishëm është pushteti në atë komunë sese shteti në veri të vendit. Në veri kemi parë çdo gjë: krim të organizuar, informalitet, struktura anti-shtetërore, por nuk kemi parë dhe nuk po shohim dot institucione të Republikës së Kosovës”, tha Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL.

Kjo lëvizje i bën thirrje Qeverisë që ta forcojë pushtetin shtetëror në tërë Republikën e Kosovës, e jo pushtetin partiak dhe personal të kryeministrit Thaçi.

Ndërkohë, zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka dhënë një përgjigje ndaj këtyre kritikave.

"Natyrisht se kryeminstri është edhe kryetar i një partie, poashtu është mirë që ka fitu, se është legjitimu edhe pozita e kryeminstrit kështu që njerëzit në pushtet bëjnë fushatë tërë jetën", e arsyetoi Kuçi angazhimin e kryeministrit në fushatën e zgjedhjeve të parakohshme në Ferizaj.

Lëvizja FOL ka kritikuar kryeministrin se asnjëherë nuk ka vizituar komunat në pjesën veriore të vendit, përderisa me ditë të tëra qëndron në vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

‘Spaçatorit’ i prishet ‘terezia’! Momenti kur kapet 'mat' duke përgatitur kokainën

‘Spaçatorit’ i prishet ‘terezia’! Momenti kur kapet 'mat' duke përgatitur kokainën