Lëvizja "Shengen", Fajon-Pacollit:
Mbështesim Kosovën drejt BE-së

Lëvizja "Shengen", Fajon-Pacollit:<br />Mbështesim Kosovën drejt BE-së
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe zëvëndëskryemministri Behgjet Pacolli, është takuar sot me raportuesen për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon.
 
Raportuesja e vizave Fajon me Pacolli ka biseduar për liberalizimin e vizave  dhe prioritetet e qeverisë së Kosovës.
Gjatë takimit  raportuesja e vizave për Kosovën ka shprehur mbështetjen  e Parlamentit Evropian se do të ndihmojë  rrugën e Kosovës për anëtarësimin në strukturat e Bashkimit Evropian.
 
Mediat kosovare raportojnë se vetë ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është shprehur se brenda një kohe të shkurtër  qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë dhe pa viza në zonën shengen.
 
Ndër të tjera Pacolli  është shprehur se:
“është e padrejtë  dhe jo ferr, që Kosova është i vetmi vend  nga Ballkani Perëndimor, që nuk e gëzojnë  të drejtën e lëvizjes, ndërsa mbahen për një kohë të gjatë të izoluar”, përfundon Ministri i Jashtëm i Kosovës në fjalën e tij në tëkimin me raportuesen e vizave për Kosovën Tanja Fajon.
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot