TIRANE - Alban Ahmeti është emëruar ditën e sotme Drejtor i Posaçëm Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, duke zëvendësuar kështu ish-drejtorin e liruar nga puna në këtë pozicion pak ditë më parë, Albert Patajn.

Ahmeti, i cili deri më tani ishte shef i Komisariatit nr.4 në kryeqytet, do të zërë vendin e Albert Pataj, ndërsa në krye të komisariatit nr.4 është emëruar Eduard Meshini. Lëvizjet në policinë e shtetit janë bërë nga Drejtori i Përgjithshëm, Artan Didi i cili ka firmosur këto lëvizje

Emërimi i Ahmetit, vjen pak ditë pas lëvizjeve të bëra në kupolën drejtuese të policisë së shtetit të cilat çuan në lirimin nga detyra të Drejtorit të Posaçëm të Forcave Operacionale Albert Pataj, i cili është nxjerrë në dispozicion në pritje të emërimit në një vend tjetër. Po ashtu edhe Sokol Çela nga drejtor i Policisë së Kufirit në Vlorë është emëruar Drejtor i Kufirit dhe Migracionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë sipas policisë largimi i Patajt nga detyra që mbante është bërë me motivacionin: “Performancë të ulët të tij dhe strukturës që ai drejton” lëvizje këto të cilësuara normale në strukturën e Policisë së Shtetit me qëllim rritjen e perfomancës së uniformave blu.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)