TIRANE - Shaban Nexhi, nuk do jetë më drejtor I policisë së Shkodres pas vendimit të Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri për lëvizjen e tij, ndërsa në vend të tij është emeruar drejtori i policisë së Beratit Lorenc Panganika.
Lajmi konfirmohet nga Drejtoria e Policise së Shtetit të cilat bëjnë të ditur se Shaban Nexhi do të transferohet në Tiranë drejtues në drejtorinë e mbrojtjes të të dhënave përsonale ndërsa Drejtori I Policisë së Beratit transferohet në Shkoder.
Shaban Nexhi u emërua në krye të policisë së Shkodres në Tetor të 2013- es. Megjithatë gjatë muajve të fundit në qarkun e Shkodres kriminaliteti njohu jo pak rritje.
Kështu vetëm gjatë vitit 2014- te në qarkun e Shkodres janë shënuar 14 vrasje me 15 viktima nga të cilat vetëm në 5 vrasje policia ka arritur të prangosë autorët.
Ndërkohë këtë fillim viti në qarkun e Shkodres janë rritur grabitjet jo vetëm në banesa por edhe në biznese dhe ne kazino.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com