Gazeta franceze L’Equipe duke ju referuar finales së madhe të Parisit në një shkrim të saj ka shtruar pyetjen: Antoine Griezmann apo Cristiano Ronaldo, kush do ta fitojë Topin e artë? Ky hamendësim paraprin një pasqyrim të arritjeve të këtyre dy futbollistëve gjatë këtij kampionati.
Gazetarët kanë nënvizuar se 25-vjeçari francez ka luajtur rol vendimtar për suksesin e Atletikos sezonin e fundit, duke shënuar 22 gola nën ndikimin e trajnimit nga Simeone. Në kombëtare suksesi i Griezmann është tërësisht i padiskutueshëm. Ai ka shënuar 6 gola, duke ju afruar kështu rekordit të Platinisë, i cili ka shënuar 9 të tillë në një kampionat. Ndërsa Ronaldo prej 9 vitesh është i abonuar në ceremoninë e Topit të Artë, i cili këtë vit nuk do ta ketë konkurrencën e Messit , është pretendenti kryesor, por që ta vulosë përfundimisht këtë i duhet të fitojë edhe një titull të madh për kombin e tij.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com