La 7, si duket Sanremo në sytë
e shqiptarëve pas komunizmit

La 7, si duket Sanremo në sytë<br />e shqiptarëve pas komunizmit
Në vitet e komunizmit e sidomos në periudhën e izolimit të plotë, televizionet italiane ishin një “dritare shprese” e cila argëtonte dhe u tregonte shqiptarëve një botë tjetër nga ajo në të cilën jetonin. Kështu pritej edhe festivali I  Sanremos por edhe me frikën se nëse zbuloheshin do të përfundonin në burg.

Por si shihet sot Sanremo në Shqipëri? Gjatë intervistës që kryeministri Rama ka patur në televizionin Italian La 7 me gazetaren Daria Bignardi, kjo e fundit I tregoi kryeministrit  një xhirim të bërë në Shqipëri, duke treguar sesi komentohej dhe shihej Sanremo në Shqipërinë post-komuniste.

Në këtë video ishin të pranishëm figura të njohura të kulturës të vendit si Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani, botuesja Arlinda Dudaj, apo aktori Gent Haziraj të cilët shkëmbenin komente mes tyre për finalen e Sanremos.
 
 


Arlinda Dudaj:  Deri në vitet ‘70 mund ta ndiqnim Sanremon, më pas regjimi vendosi ta ndalonte. Për këtë arsye duhet të “sajonim” antenna për ta ndjekur  dhe nëse zbuloheshim mund të përfundonim edhe në burg.
 
Ismail Ademi: Morales e vetmja prezantuese e hajrit për sonte

Gent Haziri: “Fatti avanti amore” e ka për dikë konkret apo në përgjithësi. Duket që Nek është sigle, duket që nga flokët sikur ka vendosur duart në prizë”.-kanë qenë vetëm disa prej komenteve gjatë ndjekjes së finales.

Në një çast të insertit ikin dritat si për të treguar se problemet në Shqipëri ende nuk kanë përfunduar.

Pas këtij “filmi të shkurtër” Kryeministri Rama theksoi “Të shikoje Sanremon në vitet e errësirës ishte si të kishe përpara syve zbulesën e Zotit , kurse sot ja e pamë nga video,”-vijoi Rama duke qeshur.

sanremo la7

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Përshëndetje naziste në Marseille, tifozi i Atalantës ndalet nga policia në stadium dhe dërgohet në qeli

Përshëndetje naziste në Marseille, tifozi i Atalantës ndalet nga policia në stadium dhe dërgohet në qeli