LAC- Në shkollën “At Shtjefën Gjecovi” në Laç, provimi i lëndëve me zgjedhje të Maturës Shtetërore ka filluar 30 minuta me vonesë nga orari zyrtar i përcaktuar nga MASH.
 
Shkak i kësaj vonese është bërë protesta e nxënësve të kësaj shkolle, ndaj zhurmuesve që Ministria e Arsimit, kishte vënë nëpër klasa.
 
Nxënësit pasi kanë kuptuar se në salla janë vënë zhurmues telefonikë, nuk kanë pranuar të fillojnë provimin, me pretendimin se “po shkelet dinjiteti i tyre si nxënës”.
 
Madje një pjesë e tyre kanë tentuar të heqin zhurmuesit nga priza, duke shkaktuar edhe debate mes përfaqësuesve të MASH. Pas 30 minutash situata është normalizuar dhe provimi ka filluar normalisht, duke zgjatur aq sa ishte i përcaktuar edhe orari zyrtar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)