La fushën i dëmtuar, Myrto Uzuni qetëson Sylvinhon dhe tifozët e Kombëtares

La fushën i dëmtuar, Myrto Uzuni qetëson Sylvinhon dhe tifozët e Kombëtares

Myrto Uzuni

Myrto Uzuni mund të jetë gati pas pak ditësh për t'u rikthyer sërish në fushë. Sulmuesi i Kombëtares ishte në fushë dje për Granadan, teksa ekipi i tij barazoi 1-1 me Betis në La Liga. Beratasi nuk mundi të qëndronte më shumë se 37 minuta në fushë, duke dalë i dëmtuar.

Pas një dyluftimi në mesin e fushës, 27-vjeçari vendosi këmbën e djathtë me forcë në tapetin e gjelbër, çka mund t'i ketë shkaktuar probleme në muskujt e barkut. Pas testimeve të sotme, duket se gjendja e tij nuk është serioze në lidhje me këtë lëndim dhe dalja nga fusha u bë për më shumë siguri.

Pritet që Uzuni të qëndrojë pushim në fundjavë, teksa do jetë gati për të tijtë vetëm pas pak ditësh. Kësisoj, sulmuesi do bashkohet edhe me Kombëtaren për ndeshjen e rëndësishme kundër Çekisë në 12 tetor në Air Albania.

Dueli që vlen për kualifikueset e grupit E të Euro 2024 është si një finale për tanët, që shpresojnë të shkojnë në "Gjermani 2024". Këtë sezon në La Liga, Uzuni ka luajtur në shtatë ndeshje për 578 minuta, duke shënuar dy gola.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës