Cristiano Ronaldo shënoi dy herë ndërsa Real Madrid mori fitoren e parë në La Liga për këtë sezon duke mundur Granadan 3 me 0. Në ndeshjen e luajtur në Bernabeu, Ronaldo gjeti rrjetën në minutën e 26 dhe në atë të 54-tërt. Gonzalo Higuain garantoi gjithçka me golin e shënuar në minutën e 75-të, vetëm 15 minuta pasi Borja Gomez i skuadrës mike u nxor jashtë me karton të kuq.
Në dy ndeshjet e para Real Madrid u ndal në barazim me Valencian dhe humbi me Getafen. Real tanimë është pesë pikë larg kryesuesve të Barcelonës që gjithashtu fituan ndeshjen e luajtur me Valencian me rezultatin e ngushtë 1 me 0. Adriano ishte ai që shënoi golin për katalanasit në minutën e 22-të të takimit duke regjistruar një nisje përfekte në La Liga.
Ishte pasimi i Lionel Messit ai që i krijoi mundësinë Adrianos të çonte në avantazh skuadrën. Valencia nuk u kundërpërgjigj dot ndërsa një gol i Victor Ruiz u klasifikua si jashtë loje.
Në ndeshjet e tjera të luajtura të dielën Athletic Bilbao fitoi 2 me 0 përballë Valladolidit; Levante mposhti Espanyol 3 me 2 dhe Rajo Valekano barazoi me Seviljan 0 me 0.
(dm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com