La Liga e futbollit në Spanjë ka zhvilluar këtë të diel raundin e 37-të, ose të parafundit të sezonit. Të gjitha ndeshjet u zhvilluan në orën 19:00, teksa ra në sy barazimi 4-4 në udhëtim i kampionëve të Real Madrid me Villarrealin.
Për Galaktikët golat u shënuan nga Arda Guler (2x), Joselu dhe Lucas. Villarreal ia doli të barazonte edhe pas pjesës së parë të mbyllur 1-4, falë 'pokerit' të Sorloth (39', 48', 52', 56').
Nga ana tjetër Barcelona mundi 3-0 Rayo Vallecanon me golat e Lewandowski dhe dopietën e Pedrit. Edhe Girona fitoi 1-3 në "Mestalla" me Valencian. Ndërkohë pas barazimit 0-0 në shtëpi me Las Palmas, Cadiz i bashkohet Granadas dhe Almerias që sezonin e ri do luajnë në La Liga 2.
Java e fundit e këtij sezoni në La Liga luhet më 25 maj, teksa Real Madrid, Barcelona, Girona dhe Atl. Madrid do luajnë sezonin e ri në Champions League, me "Galaktikët" që u shpallën edhe kampionët e La Ligas para disa javësh për këtë sezon.
La Liga, raundi 37-të:
E diel, 19 maj 2024 - 19:00
Ath. Bilbao 2-0 Sevilla
Atl. Madrid 1-4 Osasuna
Barcelona 3-0 Rayo Vallecano
Betis 0-2 Real Sociedad
Cadiz 0-0 Las Palmas
Granada 1-2 Celta Vigo
Mallorca 2-2 Almeria
Valencia 1-3 Girona
Villarreal 4-4 Real Madrid
Renditja:
Komente





