La pasagjerët rrugëve, drejtori i Aviacionit: Stafi i 'Fly Ernest' iku, vumë tre avionë shtesë (Nesër nuk dihet ç'do ndodhë)

TIRANE-Kreu i Aviacionit Civil Krislen Keri në një deklaratë për mediat lidhur me qytetarët që kishin prerë biletat, por kompania 'Fly Ernest' i la rrugëve deklaroi se pasditen e sotme u vendosën menjëherë tre avionë shtesë, ndërsa dy u nisën direkt drejt Veronës dhe Milano. Ai tha se stafi i kompanisë 'Fly Ernest' jo vetëm që nuk u përgjigjet qytetarëve, por është larguar nga aeroporti. Por cfarë do të ndodhë nesër? Keri u shpreh se ende nuk dihet "Menjëherë pas firmosjes së kontratës kërkuam llogari për nesër. Me këtë situatë po punohet me orë, me orë të zgjatura".

 Keri theksoi se kompania ka detyrim që vijojë fluturimet normalisht deri në datë 13 janar, ndërsa ata që kanë prerë biletat pas kësaj dite duhet të rimbursohen. "Fly Ernest" i është pezulluar licenca nga Autoriteti Italian i Aviacionit Civil, ndërkohë që Keri zbuloi se gjoba ndaj kompanisë e vendosur pak kohë më parë ende nuk është ekzekutuar për shkak të ligjeve shqiptare.

"Një angazhim maksimal në mbrojtjen e pasagjerëve. Fatkeqësisht jemi këtu, kompania në 72 orët e fundit ka operuar në mënyrë jo të ndershme me ata që kanë blerë një biletë për faktin e përgjigjes së telefonatave të pasagjerëve. Dje dhe sot Call Center dhe kioska këtu në aeroport ka qenë e mbyllur, pasagjerët nuk kishin mundësi të merrnin informacion.

Ka qenë një ditë intensive dhe pas një insistimi të vazhdueshëm dhe me ambasadën italiane në Tiranë, kompania rreth orës 17:30 ka firmosur një kontratë vetëm për sot për tre avionë shtesë, dy fluturime u larguan një është në pritje nga Verona që pritet të largohet drejt Milanos në 09:20 për të mbrojtur qytetarët që kanë prerë një biletë. Kemi qenë në terren me stafin, pasi stafi i "Ernest"-it u largua nga aeroporti se qytetarët ishin të revoltuar. Roli i Aviacionit Civil ka qenë i kufizuar vetëm te monitorimi i sjelljes së kompanisë, kemi informuar italianët.

Qytetarët që ishin në aeroport sot u drejtuan rreth çerek ore më parë përpara, u nisën dy avionë drejt Veronës dhe Milanos. Menjëherë pas firmosjes së kontratës kërkuam llogari për nesër. Me këtë situatë po punohet me orë të zgjatura, që kompania ka detyrim të çojë pasagjerët në destiancion deri në datë 13 janar. Qytetarët që kanë prerë biletat...autoriteti italian do të rishprehet në datë 13 nëse kompania do të vijojë operimin. Deri atëherë duhet të kryejë fluturimet. Ne kërkojmë info të vijueshme.

Kanë qenë mbi 30 komunikime zyrtare me kompaninë, cështja është trajtuar edhe në KE për problemet që kjo kompani ka pasur dhe u gjobit, që ende nuk është paguar gjoba, pasi ka konflikte administrative për gjobitjen e një kompanie të huaj. Qytetarët që kanë prerë biletat duhet të kontaktojnë me kompaninë më pas të aplikojnë te faqja zyrtare e kompanisë për rimbursim. Kemi info se janë bërë disa rimbursime për biletat që janë prerë pas 13 janarit. Më pas do të shohim cfarë do të ndodhë pas 13 janarit" tha ai.  

Sipas Aviacionit Civil qytetarët duhet të kontaktojnë me shërbimin e klientit të kësaj kompanie në mënyrë që të kryejnë fluturimin e tyre meqenëse kompania ka kohë një licencë aktive deri më 13 janar të këtij viti. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja